Kurzawa refuzon Interin, por italianët nuk dorëzohen

14 Janar 2020

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa, raportohet se ka refuzuar një kalim te Interi.

Kurzawa është pjesë e gjigantëve francez që kur u bashkua nga Monaco në verën e vitit 2015 për 24 milionë euro.

Ai nuk preferohet shumë së fundmi nga klubi, duke bërë vetëm 10 paraqitje në Ligue 1.

Layvin Kurzawa në aksion . (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

L’Equipe shkruan se Nerazzurri i janë ofruar lojtarit me një ofertë, por ky i fundit e ka refuzuar.

Besohet se 27-vjeçari dëshiron një transferim në Ligën Premier nëse do të largohet nga PSG.

Kurzawa (Foto: Lintao Zhang/Getty Images)

E përditshmja franceze pretendon se Inter nuk heq dorë lehtë dhe po po përgatisin një propozim të dytë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com