Kush janë futbollistë shqiptarë që luajnë në liga pak të njohura

Sportistët konsiderohen si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. Transferimet e futbollistëve shqiptarë kanë nisur para viteve 1940, ku në Itali kanë luajtur disa prej lojtarëve më të mëdhenj shqiptarë, si Naim Kryeziu, kampion me Romën, Riza Lushta me Juventusin e Napolin, apo Loro Boriçi me Lacion. Lojtarë të mëdhenj kanë luajtur edhe në Turqi, si Vasfi Samimi dhe Qemal Omari. Gjatë demokracisë, futbollistët shqiptarë janë transferuar në kampionate të ndryshme, ku disa kanë shkëlqyer në kampionate si Serie A apo Bundesliga. Por sot duam t’ju njohim me ata futbollistë që aktualisht luajnë nëpër kampionate ose ekipe më pak të njohura.

1.Agon Mehmeti
Karrierën e filloi në Suedi me ekipet kryesore, dhe në atë periudhë ishte një nga lojtarët më premtues në Suedi, aq sa u grumbullua edhe me U-21 të Suedisë. Pas transferimit në Itali tek Palermo, kosovari u grumbullua nga Gianni De Biasi në periudhën e reformimit të Kombëtares. Aktualisht luan me Oxford, ekip që militon në kategorinë e tretë.

2. Elis Bakaj
Bakaj mund të jetë lojtari shqiptar që ka shëtitur më shumë gjatë gjithë karrierës. Fillimin e pati tek Partizani, dhe më vonë vazhdoi aventurën nëpër kampionate të ndryshme si ai ukrainas, rumun apo edhe kroat. Aktualisht luan në kampionatin bjellorus, ku transferua së fundmi nga kampionët e Shqipërisë, Kukësi.

3. Florent Bojaj
I lindur në Londër, Bojaj ka luajtur për ekipe të ndryshme në Britani, deri në këtë sezon ku vendosi të transferohej tek ekipi i Pirin, që militon në kategorinë e parë të Bullgarisë. Është aktivizuar me U-17 të Shqipërisë, dhe aktualisht ka shprehur dëshirën të luajë me Kosovën.

4. Elvir Maloku & Isli Hidi
Të dy këta lojtarë militojnë në kampionatin qipriot, ku Maloku u transferua vjet nga ekipi i Terragonas, kurse Hidi është bërë një simbol tek Apoel. Të dy kanë patur një të kaluar me kombëtaren, ku Maloku është aktivizuar me U-21 të Shqipërisë, kurse Hidi ka qënë titullar me Kombëtaren A.

5. Ylber Ramadani
Lojtari më i ri i Kombëtares, është bërë një titullar fiks tek ekipi i Vejle, në kampionatin danez, qëkur u transferua nga Partizani, ku në disa raste ka rezultuar vendimtar

6. Liridon Latifi
Fantazisti i Kombëtares, që shkëlqeu tek Skënderbeu, aktualisht luan në kampionatin hungarez duke u bërë në këtë mënyrë i pari shqiptar që militon në këtë kampionat.

7. Edon Hasani
Shkodrani nuk është shqiptari i parë që aktivizohet në kampionatin e Iranit, pasi më përpara ka luajtur edhe Sukaj. Hasani gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në kampionate si ai Rumun apo Bullgar, por pa dyshim ky është më i veçanti.

8. Vilfor Hysa

Pas një karrierë të zhvilluar në Shqipëri, këtë sezon vendosi të transferohej në Maltë, tek ekipi i Lija Athletic në kategorinë e Parë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan