Kush mërzitet për Sanchez? Super Aguero mposht Newcastle

Sergio Aguero është thjesht i papërmbajtshëm. Argjentinasi realizoi trigolësh për Manchester City-n në përballjen e sotme kundër Newcastle-s, të fituar me rezultatin 3-1.

Në “Etihad Stadium”, vendasit arritën një tjetër fitore të rëndësishme, ku këtë herë protagonisti absolut ishte “El Kun”.

Trigolëshi i realizuar është një mesazh për Jose Mourinho- dhe Manchester United që e konsiderojnë një betejë të fituar, blerjen e Alexis Sanchez.

Por është e qartë seme këtë Aguero në ekip, Pep Guardiola as nuk ka nevojë për sulmuesin kilian dhe as ndihet keq për mosblerjen e tij.

Argjentinasi kaloi vendasit në avantazh në të 34, pas një goditjeje të saktë me kokë.

Ai dyfishoi rezultatin nga pika e bardhe ë 11-metërshit në të 63’, pasi Raheem Sterling u pengua brenda zonës së rreptësisë.

Goli i shënuar nga Jacob Murphy pas 4 minutash u duk sikur tregoi se “qymyrxhinjtë” ishin aty dhe do t’i hapnin shumë punë “qytetarëve”.

Por situata ishte nën kontroll nga ekipi i Pep Guardiola-s, që u përgjigj sërish me golashënuesin më të mirë në histori të klubit, që finalizoi saktë një krosim të Leroy Sane në të 83’.

Duhet thënë se ky është trigolëshi i parë në Premeir League që prej tetorit të 2015-ës, i realizuar po nga argjentinasi, po ndaj Newcastle-s.

Me fitoren e arritur, City rivendos sërish diferencën prej 12 pikësh me ndjekësit e vendit të dytë.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan