Ky boksier i ri e kuptoi se boksi nuk është për këdo

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
14 Dhjetor 2017 14:26
Tregon pasojat e luftimit në Twitter

Pas një ndeshjeje boksi mjaft të luftuar, Conor Benn u tregoi fansave të tij dëmtimet serioze që pësoi pasi mundi rivalin Cedrick Paynaud në mbrëmjen e së mërkurës.

Boksieri britanik nuk e pati të lehtë, pasi u hodh dy herë në tapet në raundin e parë, por e mori veten dhe triumfoi në York Hall.

Në mëngjes herët, ai postoi në profilin tij në Twitter, pasojat e përballjes së fortë me rivalin francez.

“Ky sport është më i ashpër se sa e mendoja. Dreqi ta hajë. Dashuri për mbështetësit e mi. Rishihemi vitin tjetër”, shkroi Benn.

Një tjetër duel për Tyson Fury, rivali i radhës Francesco Pianeta

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Korrik 2018 10:23
Britaniku me një kundërshtar më të fortë se Seferi

Ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury dy të përballet me dy herë sfiduesin e peshave të rënda për titullin kampion bote, Francesco Pianeta. Dueli midis britanikut dhe 33 vjeçarit gjerman në Belfast do të bëhet më 18 gusht në “Winsdo Park”.

Boksieri 33 vjeçar është shpallur më parë kampion i Evropës në WBO dhe EBU dhe ka fituar 21 nga 40 duelet e tij me nok-out. Britaniku u rikthye në boks me një duel me boksierin shqiptar Sefer Seferi, të cilin e mposhti.

“Ndeshja me Seferin është histori dhe Pianeta është një boksier më i mirë se ai. Niveli i tij e tregon këtë.”, tha promotori i britanikut, Frank Warren.

Pianeta ka humbur duelet për titull kundër boksierëve Wladimir Klitschko dhe Ruslan Chagaev.

"Tyson ka një kohë të gjatë që nuk ka boksuar dhe Pianeta është një kundërshtar i mirë nëse marrim parasysh që për Tyson ky është dueli i dytë pas shkëputjes së tij. Ai ka nevojë për raunde përpara se të kalojë në një nivel më të lartë dhe ky duel do ta bëjë këtë, ta bëjë atë që të punojë që të mund të fitojë”, vazhdoi promotori i britanikut. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Conor McGregor, 30 vjeç dhe i ''pavdekshëm'' / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
12 Korrik 2018 16:15

Conor McGregor ka festuar në mënyrën më origjinale  përvjetorin e 30-të duke u përjetësuar në një skulpturë me vlerë mbi 66 000 dollarë. Legjenda e UFC mbush plot 30 vjeç të shtunën më datë 14 korrik dhe dikush ka menduar për ta bërë edhe më të paharrueshme këtë ditë të veçantë.

Vepra e artit do të shohet në Galerinë “JD Malat” në Londër, pikërisht në datën e lindjes së tij dhe do të qendrojë aty deri në 30 shtator. Ajo është realizuar nga artisti lituanez me qendrim në Brimingam, Edgar Askelovic, i cili punon nën emrin "Aspencroë", i cili ka menduar më pas t’ia dhurojë vetë McGregorit.

Duke folur për realizimin e skulpturës që e ka quajtur ATLAS, Askelovic tha: “Është një nder që Conor e ka pranuar këtë dhuratë prej meje. Ai është një fenomen i kohëve tona, jo vetëm një sportist i zgjuar, por edhe një njeri vizionar. Për të krijuar këtë vepër u frymëzova nga lashtësia, ku sportistët përjetësoheshin në skulptura si të ishin Perëndi. Dhe kombinova edhe disa detaje nga Michelangelo me graffiti të kohëve moderne”.

Skulptorit i janë dashur pesë muaj për ta punuar veprën me duar, duke përdorur mermer dhe silicon të cilësisë më të lartë për të realizuar sytë, ndërsa mjekra është realizuar me qime të vërteta. Në krah të shkëmbit është vendosur edhe një graffiti i një gorille, si tatuazhi që ylli i MMA ka në trupin e tij./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Legjenda e boksit rikthehet në ring në moshën 52-vjeçare

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
9 Korrik 2018 16:54

Lennox Lewis mund të rikthehet në ring përsëri në moshën 52-vjeçare për më tepër me një sfidë të jashtëzakonshme kundër Vitali Klitschkos. Lajmi sensacional po qarkullon prej disa orësh në Ukrainë dhe sipas tij dy ish-kampionët botërorë do të përsërisin përballjen e vitit 2003 mes tyre.

Në atë takim, të zhvilluar në SHBA, Lewis siguroi një fitore befasuese në raundin e jgashtë duke e hedhur KO Klitschkon në atë që më vonë u shndërrua edhe në ndeshjen e tij të fundit si boksier profesionist.

Por sipas “Boxing News”, dy legjendat e sportit do të përballen me njëri-tjetrin në konventën e World Boxing Council, që do të mbahet në Kiev në datat 30 shtator – 5 tetor. Klitschko është kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas dhe ndeshja do të zhvillohet gjatë kësaj periudhe.

Gjithmonë ka pasur kritika pasi Vitalit, tani 46 vjeç, nuk iu dha kurrë mundësia që të luante ndeshjen e revanshit kundër Lewis, por me sa duket kjo do të ndodhë 15 vjet më vonë. Politikani ukrainas ka folur disa herë për faktin që një ndeshje e dytë ishte rënë dakord të organizohej, por në fund Lewis u tërhoq.

Në një intervistë, Klitschko kujton: “Ai më premtoi një ndeshje tjetër dhe unë e vlerësova shumë mundësinë për t’u ndeshur me një kampion të madh si ai. Bëmë bisedimet por kur u takuam në zyrat e tij në Londër më tha se nuk do të kishte një takim tjetër. U habita shumë kur aty pashë edhe mamanë e tij aty. Folëm për dy orë dhe pasi unë isha larguar, ai më mori në telefon dhe më tha që nuk do të ndeshej me mua. Me sa duket mamaja e tij nuk më kishte shumë qejf”./EDS/

 

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Aksident tragjik në Kroaci, humb jetën boksieri shqiptar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Korrik 2018 11:46

Boksieri me origjinë shqiptare që jeton në Kroaci, Valentin Kajtazi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Aksidenti ndodhi të premten në orën 23:30 në rrugën kryesore në Tisno, në rrugën D-121, kur shoferi 64-vjeçar i Fordit u përplas me boksierin shqiptar që po drejtonte një motor. 27-vjeçari ishte duke udhëtuar me motorin e tij kur është përplasur nga një makinë dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë. Nga ky lajm kanë mbetur të shokuar jo vetëm familja dhe miqtë e tij, por edhe klubi i Sibenikut ku 27-vjeçari u trajnua për shumë vite.

I riu nuk vdiq në vendngjarje, por u transportua në spital ndërsa kishte dëmtime të rënda nga të cilat, fatkeqësisht, vdiq dhjetë minuta pas aksidentit në Spitalin e Përgjithshëm të Sibenikut. Dëshmitarët zbuluan në polici se shoferi 64-vjeçar bëri një parakalim të gabuar, i cili rezultoi në një përplasje vdekjeprurëse - konfirmoi këtë mëngjes policia e Sibenikut.

“Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.