Ky është gjesti i Wagner që ka irrituar pa masë presidentin e Bayern-it

Ishte një gjest që e nxehu: Sandro Wagner bëri një gjest të papranueshëm pas humbjes së finales së Kupës së Gjermanisë. Medaljen e nderit ai e flaku drejt turmës. Ndërkohë që mediat dhe opinionistët por edhe në rrjetet sociale filluan të reagojnë. Por, për këtë situatë sigurisht nuk mund të qëndronte duarkryq presidenti i Bayern-it, Uli Hoeness.

“Nuk e pashë këtë, por nëse e ka bërë këtë, nuk është mirë,” tha Hoeness kur po festohej fitorja e titullit kampion dje në Mynih. Përveç kësaj, ai tha se kjo “nuk është e drejtë” sepse lojtarët e Bayern-it në këtë mënyrë nuk nderuan fitimtarët e Frankfurtit, për aq kohë sa ata e dinin se kjo ishte tradita. Përveç kësaj, Hoeness foli për afrime të reja të mundshme.

Në Twitter, megjithatë, tashmë thuhet se Wagner kërcënohet nga një dënim i mundshëm nga DFB për shkak të veprimit t kryer. Federata e Futbollit të Gjermanisë mund të sanksionojë Wagner-in ndoshta me një gjobë. Duket më pak e mundshme që Wagner të dënohet me një ndeshje pezullim nga aktivitet. Një rast i ngjashëm nuk ka ndodhur ende në një finale të Kupës së Gjermanisë, ndaj vendimi do të jetë i pashembullt. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan