Ky është gjiganti kinez që dëshiron të transferojë Messin te Interi

01 Gusht 2020

Në vitin 1990, Lionel Messi ishte trevjeçar, atëherë kur ishte themeluar Kompania Suning në Kinë, duke shpërthyer më pas në botën e biznesit.

Tani, në vitin 2020, gjiganti kinez dëshiron që të transferojë gjashtë herë fituesin e Topi të Artë te klubi italian.

Për të realizuar transferimin e Messit, duhet të kenë 260 milionë euro sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport.

Kjo duket se nuk është e pamundur, me Suning që ka një pasuri 77.24 miliardë euro pasuri me 280 mijë të punësuar nëpër botë.

Në vitin 2019, kompania kineze kishte fituar 1.69 miliard euro, me figurat kryesore që cilësohen si një ndër më të pushtetshmit në Kinë.

Në krye të kompanisë është Zhang Jindong, që rangohet në listën e 30 njerëzve më të pasur në Kinë me një pasuri prej 8.3 miliardë euro, sipas magazinës Forbes.

Lexo po ashtu: Videoja e re nga Messi do t'i lë tifozët në dilemë se a është e vërtetë apo e montuar

Jindogn njihet si një adhurues i madh i futbollit, derisa nën pronësi ka edhe klubin Jiangsu Suning. Ata po ashtu kanë të drejtat televizive për ligat si, Superliga e Kinës, La Liga, Serie A, Liga Premier, Bundesliga dhe Ligue 1.

Sunging ishte dashuruar në historinë e Interistëve, duke blerë në vitin 2016 70%të aksioneve për 270 milionë euro.

Nga viti 2018, presidenti i klubit Steven Zhag, që është vetëm 27-vjeçar, po teton që të rrëzojë dominimin e Juventusit në Serie A, që ka nëntë vite rresht që e fiton titullin.

Pronari i Interit, Jindong Zhang

Sipas të dhënave të fundit, Interi kishte fitime 417 milionë euro, më e larta në histori të ligës italiane. Në një kalkulim, Nerazzurët kanë pasur 61,429 tifozë për ndeshje, derisa në Kinë thuhet se kanë 120 milionë tifozë në mbarë botën.

Grupi Suning ka bërë ndryshime edhe në bordin e klubit, duke krijuar krerët që do të jenën nën firmën 1980 Inter HQ.

Kjo nuk mbaron me kaq, pasi kompania kineze dëshiron të investojë edhe 1.2 miliard euro në rindërtimin e San Siros, në bashkëpunim me Milanin.

Në anën tjetër Interi së fundmi ka shfaqur figurën e Messit në Katedralen Duomo, duke shtuar edhe më shumë zërat për një kalim të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com