Ky është mbreti i menaxherëve të Amerikës Latine, njeriu pas transferimit të Sanchez

17 Janar 2018

Ndoshta ju mund të mos ta dini, por përveçse është repisti më i suksesshëm në biznes, Jay Z është gjithashtu edhe një menaxher sportistësh. 

E madje shumë i zoti, duke qenë se vitin e kaluar ai përfitoi gati 14 milionë sterlina nga lidhjet e tij me yllin NBA-së Kevin Durant dhe bejsbollistin Robinson Cano.

Një vend poshtë amerikanit në listën e përpiluar nga Forbes për menaxherët më të suksesshëm sportivë të vitit 2017, është një emër më pak i njohur, Fernando Felicevich.

Edhe pse ai nuk ka ndikimin e një repisti me famë botërore, prapë vjet fitoi 13.5 milionë sterlina nga marrëveshjet e futbollit.

Me transferimin e Alexis Sanchez-it te Manchester United që është shumë pranë, një nga personat që do të përfitojnë shumë, është edhe argjentinasi.

Nga finalizimi i akordit ai do të fusë në xhep 15 milionë sterlina, duke lënë kështu pas bashkëshortin e Beyonce-s.

Felicevich nuk është një nga ata tipat e vrazhdë të edukuar nga rruga. Përkundrazi përfaqësuesi i sulmuesit kilian njihet si një ndërmjetës i drejtë dhe miqësor, aktualisht shëmbëlltyrë e menaxherëve më të suksesshëm të futbollit.

Një biznesmen ndërkombëtar, i mirëedukuar, me lidhje që shkojnë deri në skutat më të thella të futbollit në Amerikën Latine dhe Evropë.

 Felicevich iu fut kësaj pune kur ishte 33 vjeç. Por dashuria e tij e parë sportive nuk ishte futbolli, por regbi, gjë që mund të kuptohet nisur nga fakti që ai u rrit në Argjentinë, ku ky sport është mjaft popullor.

Ai mori diplomën e masterit në Reklamim në Paris e pastaj u transferua në Kili, ku u bë pjesë e një agjencie reklamimi në 2002.

Një shoku i tij i vjetër, ish lojtari futbolli në Argjentinë, Pablo Lenci, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e pati në Kili, i sugjeroi Felicevich-it të bëhej një menaxher sportistësh.

Tani ai ka në menaxhim 39 futbollistë.

Një nga xhevahiret e tij dhe të futbollit, Alexis Sanchez-in, ai e zbuloi nëpërmjet një prej klientëve të parë, Arturo Norambuena-s.

Ai pa në fushë një 15 vjeçar mjaft premtues te Cobreloa, klub i që e ka fituar 8 herë kampionatin kilian.

Felicevich udhëtoi në Tocopilla në Kilin verior për një vizitë në familjen e të riut dhe aty u miqësua me të ëmën e Sanchez-it.

Pas vetëm një viti në ekipin e parë te Cobreloa-s, ku ai debutoi në Copa Libertadores vetëm 16 vjeç, u transferua për herë të parë falë ndërmjetësimit të Felicevich-it. Udinese e bleu për 1.7 milionë sterlina në prill të 2006-ës.

Felicevich më pas u mor me kalimet e futbollistit te Barcelona (për 23 mln sterlina në 2011), Arsenal (30 milionë sterlina në 2014) dhe siç duken gjasat te Manchester United.

“Djajtë e kuq” do të paguajnë 35 milionë sterlina për kartonin e futbollistit, nga kjo shifër menaxheri i tij do të fusë në xhep 43% të shumës.

Klientë të tij janë edhe mesfushori i Bayern Munich Arturo Vidal, portieri i Manchester City Claudio Bravo, Gary Medel i Besiktas dhe mesfushori i Bayer Leverkusen Charles Aranguiz; me pak fjalë yje të vërtetë të cilët gjithashtu i kanë dhënë goxha fitime atij.

Pra gati të gjithë yjet e Kilit.

Forbese quan Felicevich-in ‘Mreti i futbollit amerikano-latin’.

Por nëse ai ia del që të krijojë rrënjë të forta edhe në Brazil, Argjentinë dhe Kolumbi, ashtu siç bën edhe në Kili, atëherë pasuria e tij mund të kthehet në një arsye të fortë që edhe repistët më të njohur të botës ta kenë zili.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan