Ky është reagimi i Skriniar-it pas interesimit të Bayern Munchen

10 Tetor 2018

Bayern Munchen shfaqi interesim për Milan Skriniar-in, e kjo solli reagimin e mbrojtësit zikaltër. Ai ia ka bërë të qartë klubit gjigant bavarez se për momentin nuk është duke menduar për një transferim të mundshëm. Por Bayern nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interesim për qendërmbrojtësin. Edhe Barça dhe United janë të interesuara për shërbimet e tij. Por Skriniar ka sqaruar gjithçka:

“Unë sapo i lexova këto lajme dhe nuk jam duke menduar për këto gjëra. Kishte spekulime për gjëra të tilla edhe gjatë verës, por në fund nuk ndodhi asgjë dhe mendoj se përsëri nuk do të ndodhë asgjë”, tha ai.

Mbrojtësi e bëri të qartë se ai mendjen e ka vetëm te sfidat e radhës: “Kam shumë ndeshje me Interin, menjëherë pas ndeshjeve me kombëtaret i kemi disa ndeshje të rëndësishme si derbi i Milanit dhe ne duhet të përgatitemi mirë”.

Në vazhdim, Skriniar foli edhe rivalin e zikaltërve në Serie A.

“Juventusi e ka kontrollin në Itali, por ne mund të garojmë me ta. Ne kemi një ecuri të mirë fitoresh dhe gjendemi aty ku dëshiruam të ishin në nisje të sezonit. Ne do të tentojmë të vazhdojmë me këto rezultate për një kohë sa më të gjatë” përfundoi futbollisti i Interit, i cili kushton 80 milionë euro./ EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.