Ky është ylli që kërkon Kovac, por Bayern nuk do të shpenzojë

Me afrimin e Niko Kovac te Bayern Munchen ka shumë dilema, madje drejtuesit kanë edhe përplasje me njëri-tjetrin lidhur me merkaton. Filozofia e bavarezëve është e qartë: të afrohen lojtarë të mëdhenj, por pa prishur bilancet e klubit. Diçka e tillë duket e pamundur kur shikon se klubet në nivelin e Bayern janë gati të paguajnë 60-100 milionë euro për një lojtar. Tema më e nxehtë në kampin bavarez është ajo e sulmuesit polak Robert Lewandowski, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet në verë. Ka shumë destinacione për të, por duket se Real Madridi e josh më shumë polakun. Pyetja që ngrenë mediat gjerman është se kush mund ta zëvendësojë 29-vjeçarin? Ka disa emra, madje edhe shumë interesant. Më tërheqës duket ai i Timo Werner i RB Leipzig, për të cilin drejtuesit kanë filluar të diskutojnë. Drejtuesit e Bayern, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic u takuan të mërkurën për t’u konsultuar. Nëse Lewandowski largohet, a do të vijë gjermani Timo Werner? Sulmuesi do të kushtojë në mes 100 dhe 120 milionë euro. Werner është një sulmues dinamik, i shpejtë, i cili gjithashtu ka një përvojë duke luajtur në krah nga koha e tij në VfB Stuttgart. I konsideruar nga shumë njerëz si opsioni më i mirë i Gjermanisë si nr.9, një lëvizje e mundshme në Mynih do të dukej si një përshtatje e natyrshme, nëse transferimi i ëndrrave të Robert Lewandowski do të realizohej.

Përveç çmimit, gjithçka është në rregull sipas “Bild”. Klubi e vlerëson diku te 100-120 mln euro, ndërsa Transfermarkt e rendit vlerën e Werner në 60 milionë euro dhe kostoja e vërtetë për atë është diku në mes atyre shifrave. Nëse Bayern po përgatit një ofertë për Werner, kjo ka gjasa të jetë vetëm fillimi i një procesi të gjatë negociimi që do të zgjasë derisa të zgjidhen disa situata të tjera si Lewandowski. RB Leipzig janë në borxhe të thella tek disa subjekte, duke përfshirë edhe biznesin primar të kompanisë. Shitja e një lojtari me çmim të lartë si Werner mund të jetë në interesin më të mirë të organizatës së përgjithshme. Gjithashtu shuma e përfituar nga Naby Keita (65 milionë euro) që do të sigurohet nga Liverpool do të ndihmojë pa dyshim detyrimet financiare të Leipzig, por sigurimi i një shume të mesme prej 80 mln € për Werner do të ishte një operacion mjaft i mirë për Leipzig, ndërkohë për sulmuesin ka interes nga klubet më të mëdha në Evropë. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan