Kylian Mbappe është testuar për coronavirus, pas mungesës dy ditore në stërvitje

10 Mars 2020

Sulmuesi i PSG, i cili nuk ka stërvitur dy ditët e kaluara, ka bërë një test të martën për të zbuluar nëse ishte infektuar me coronavirus.

I sëmurë që nga e hëna, Kylian Mbappé nuk ka stërvitur në dy ditët e kaluara, shkruan L’Equipe.

Kampioni botëror vuan nga angina e rëndë (sëmundje e zemrës që përcjellët me dhimbje gjoksi ose presion, djersitje intensive, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në duar, qafën, nofullën ose shpatull, lodhje dhe dhimbje që vijnë dhe kalojnë.

Si masë paraprake, sulmuesi parisien është testuar këtë të martë për të zbuluar nëse ai është prekur nga voronavirusi.

Rezultati do të dihen në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes.

Elementët e parë sidoqoftë tregojnë se testi do të dal negativ dhe do të konfirmojnë diagnozën e parë, përkatësisht anginën.

Ai mund ta humb ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com