Kylian Mbappe shpëton Francën nga turpi (video)

11 Tetor 2018
Kylian Mbappe shpëton Francën nga turpi (video)

Franca u kujtua në dhjetë minutat e fundit që të reagonte ndaj Islandës që po kryesonte me rezultatin 0-2. Vikingët modestë ishin shumë afër arritjes së fitores, e cila do t’i shkaktonte kampionëve të botës në fuqi një humbje shokuese. Ishte Kylian Mbappe që shënoi golin e barazimit në fund të takimit.

Birkir Bjarnason shënoi golin e parë të takimit me një gjuajtje të fortë, që i dha islandezëve avantazhin pas gjysmë ore lojë. Kári Árnason me kokë realizoi golin e dytë në minutën e 58’ të pjesën e dytë. Gjelat dominuan takimin, por e patën të vështirë që të çanin mbrojtjen e kombëtares vikinge në stadiumin “Municipal du Roudourou” në Guingamp.

Trajneri Didier Deschamps futi në lojë Kylian Mbappe dhe Thomas Lemar me sulmuesin e PSG që ishte i papërmbajtshëm. Hólmar Örn Eyjólfsson shënoi autogol në të 86’ dhe shkurtoi rezultatin 1-2. Ndërsa shtesë, Mbappe nga pika e bardhë e 11 metërshit barazoi rezultatin në 2-2.

Në miqësoren tjetër, Spanja fitoi ndaj Uellsit në stadiumin “Principality” me rezultatin 1-4, duke zhgënjyer 50 mijë të pranishmit uellsianë me këtë triumf. Goli i nderit për vendasit u shënua na Sam Voks në të 89’, por kjo ishte shumë pa për të bërë tifozët të buzëqeshnin. /EDS/