‘L’Equipe’ zbulon tre emrat kryesor për ‘Topin e Artë’

Mbappe, Varane dhe Modriç. Tre emra që rrotullohen prej kohës për çmimin “Topi i Artë”, thashetheme që vijnë nga Franca konfirmojnë këto skeda. Mungojnë dhe dy javë nga ceremonia e dhënies së çmimit më të madh individual, por “L’Equipe” ka postuar në profilet e veta në rrjetet sociale një video promocionale të këtij evenimenti duke vendosur figurat e këtyre tre personazheve.

Mbappe shfaqet i pari, më pas Varane e në fund Modriç. Më tej shoqërohen nga figura dhe kandidatë të tjerë për këtë trofe. Por, video në realitet nis me imazhet e Ronaldo-s, i cili ka fituar në edicionin e vitit 2017, më pas shfaqet menjëherë Mbappe, i ndjekur nga Varane dhe Modriç. Por, në mbyllje të kripit, çuditërisht rishfaqen Mbappe, Varane dhe Modriç, ekzaktësisht në të njëjtën kohë.

Sigurisht, mes kandidatëve nuk është Griezmann, i cili shfaqet me fanellën e Atletico Madridit, pra jo me atë të kombëtares së Francës si dy të tjerët. Megjithatë, duhet të presim datën 3 dhjetor. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan