La Liga mund të vazhdojë edhe në korrik: Problemet që shfaqen nëse kampionati shkon përtej 30 qershorit

23 Mars 2020

La Liga mund të mos përfundojë deri më 30 qershor dhe ka gjasa që të vazhdohet deri në verë.

Nëse vazhdon deri në verë, atëherë kjo do të krijonte një numër problemesh, veçanërisht kur bëhet fjalë për kontratat e lojtarëve që janë të lidhura me klubet e aktuale deri më 30 qershor.

Janë po ashtu disa lojtarë shumë të njohur që janë të huazuar nëpër klubet e Evropës, e  që nëse kampionati vazhdon në korrik, nuk dihet e ardhmja e tyre për xhirot e fundit të La Liga Santander.

Real Madrid kanë disa lojtarë në huazim: Sergio Reguilon në Sevilla, Javi Sanchez në Real Valladolid, Oscar Rodriguez në Leganes, Takefusa Kubo në Real Mallorca, Borja Marojall te Levante dhe Martin Odegaard në Real Sociedad, edhe pse norvegjeze pritet të qëndrojë në klubin bask për dy vjet.

Edhe Barcelona i kanë dhënë disa lojtarë si Carles Alena në Real Betis ose Rafinha në Celta Vigo.

 

Ekzistojnë edhe lojtarë aktualisht të huazuar që kanë klauzola të blerjes dhe kjo mund të komplikojë gjërat edhe më shumë.

Plus, ka disa lojtarë që mbesin të lirë më 1 korrik, si Ezequiel Garay, Santi Cazorla, Gonzalo Escalante, Nolito dhe Fabian Orellana.

Në La Liga, ka shpresë se mund të ketë një zgjatje të kontratave aktuale. “Kjo çështje nuk prek vetëm La Ligën, por prek të gjithë futbollin evropian dhe madje edhe atë botëror, kështu që ka nevojë për një përgjigje globale për të gjithë,” ka thënë një burim i La Ligas për MARCA.

“Mund të ketë një lloj konsultimi për të pasqyruar këtë situatë”.

“Për La Ligën, nuk do të ishte problemi kryesor të bëheshin rregullime të tilla. Tani për tani, klubet e dy divizioneve kryesore të Spanjës nuk kanë marrë asnjë njoftim në lidhje me një zgjatje të tillë”, deklaroi burimi i  gazetës.

Sa i pëket klubereve, at janë të gatshme për mundësin ë do të ofrhet si e përgjithshme, megjithëkëtë sqaruan se lojtarët u nënshtrohen ligjeve të punës spanjolle ashtu si çdo punëtor dhe se mund të ketë komplikime.

Lojtarët që janë jashtë kontratës mund të refuzojnë të luajnë, por gejtja e një gjuhe të përbashket do të ishte gjëja kryesore. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com