Lacazette: Mund të jem edhe më i lumtur  

19 Prill 2019

Alexandre Lacazette po shijon një sezon produktiv me Arsenalin, por pretendon se ai mund të jetë edhe më i lumtur sesa që është tani.

Sulmuesi francez iu kthye golit në udhëtimin e tij fundit për Topçinjtë duke shënuar një gol të bukur nga goditja e dënimit ndaj Napolit.

Ky gol vulosi kalimin e Arsenalit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe francezi ka thënë se ai është i lumtur për këtë, por mund të jetë edhe më i lumtur.

Lexo po ashtu: Arsenali kalon në gjysmëfinale duke e eliminuar bindshëm Napolin

“Bëj një nga punët më të bukura në botë, edhe pse mund të jem edhe më i lumtur”.

“Kur jam në fushë, sigurisht që ka gëzim, në fushë dhe jashtë, unë rri i qeshur, duhet të buzëqeshësh në jetë”, ka thënë Lacazette për RMC Sport.

Ndryshe, francezi ka kontribuar deri më tani me 16 gola në të gjitha garat për Arsenalin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com