Lacazette: Në Angli, tifozët janë më shumë spektatorë sesa mbështetës

16 Tetor 2018

Sulmuesi francez i Arsenalit, Alexandre Lacazette, pranon se ka filluar t’i mungojë disa aspekte të Ligue 1, duke thënë se në Premier League ka më shumë spektatorë sesa tifozë.

Lacazette i cili është duke zhvilluar sezonin e tij të dytë te Arsenal, ku u transferua nga Lyon për 60 milionë euro gjatë verës së vitit 2017. Ai është përshtatur mjaft mirë me futbollin në Angli, ku ka arritur të shënojë pesë gola, gjatë këtij sezoni në Premier League.

27-vjeçari është duke kaluar një moment pozitiv me topçinjtë e Londrës, megjithatë e ka pranuar se atmosfera në stadiumet e Francës është më e mirë sesa në stadiumet në të cilat është duke luajtur për momentin.  “Më mungon atmosfera në Ligue 1. Në Angli, tifozët janë më shumë spektatorë sesa mbështetës. Atmosfera në stadiumet franceze është më e mirë se këtu”, ka thënë Lacazette. Sulmuesi shpërtheu në Francë me Lyon, duke shënuar 129 gola në 275 ndeshje, para se të transferohej në Angli. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan