Laçi afron një maqedonas për mesfushën

Laçi ende nuk ka arritur që të forcojë prapavijën pas largimit të Harallamb Qaqit te Kukësi dhe Bruno Lulajt te Skënderbeu. Dy pika strategjike të formacionit që ende nuk janë plotësuar edhe pse merakto e kurbinasve mbetet e hapur. Por, edhe në mesfushë ka vend për përmirësime.

Mirëpo, gjatë orëve të ditës së djeshme në Laç është paraqitur shtatlarti Bojan Najdenov, i cili është vënën nën urdhrat e trajnerit Artan Mërgjyshi. Najdenov, i lindur në vitin 1991, ka CV të pasur, pasi gjatë sezoneve të fundit është aktivizuar jashtë Maqedonisë për skuadra si Smouha në Egjipt dhe Esteghlal në Iran.

Ai vjen në Shqipëri për të nisur një eksperiencë të re, ndërkohë që trajnerit Artan Mërgjyshi te Laçi i duhet që të përforcojë mesfushën. Sa i përket alternativave shqiptare, presidenti Pashka Laska është duke negociuar me dy emra të njohur, nga sa bëhet me dije pranë klubit bardhezi, ndërkohë që akordi pritet të arrihet para ndeshjes së parë të kampionatit, asaj kundër Kukësit.

Largimet – Pas finales së Superkupës tekniku Mërgjyshi pranoi se nuk do të ketë më në skuadër Myrto Uzunin. Për beratasin ka ofertë 350 mijë euro nga Lokomotiv Zagreb, por që ende nuk ka ndodhur procesi i transferimit. Uzuni vijon të qëndrojë në Laç duke u stërvitur me kurbinasit për t’u bërë gati për takimin e parë sezonal. Nga transferimi i tij jashtë Shqipërisë do të përfitojë edhe klubi fierak, Apolonia, i cili ka 20% të vlerës së kartonit të lojtarit. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan