Laçi për titull? Ja çfarë opinioni ka trajneri Mërgjyshi

Laçi është ekipi për t’u mundur deri më tani në Superiore, ku në 8 ndeshje nuk e njeh fjalën humbjen. Kurbinasit e shikojnë veten në vend të tretë në klasifikim në kuotën e 16 pikëve, tre më pak se Partizani në krye pas katër fitoresh dhe katër barazimesh. Në ndeshjen e radhës Laçi luan në transfertë dhe përballë është Teuta, një kundërshtar që ka shfaqur oshilacione, por trajneri Artan Mërgjyshi kërkon nga lojtarët ta vlerësojnë maksimalisht këtë takim, pasi nuk ka ndeshje të lehta.

“Çdo ndeshje vlen tre pikë dhe këtë ia kemi bërë të qartë edhe djemve. Nuk ka ndeshje të lehta në kampionatin tonë. Çdo ndeshje duhet marrë me seriozitetin maksimal, ashtu siç kemi vepruar deri tani. Do të hyjmë si gjithmonë për të marrë maksimumin, por futbolli i ka të tre rezultatet brenda, kështu që në duhet të jemi të përgatitur për të mos gabuar dhe gabimi duhet të vijë sa më vonë”, tha Mërgjyshi.

Me ritmin që ka Laçi, mund të konsiderohet si një ndër pretendentët për titullin kampion, por te kurbinasit qëndrojnë me këmbë në tokë. “Nuk na ka falur njeri asgjë, por e kemi merituar dhe duke vepruar siç kemi vepruar deri tani, duke punuar në këtë formë, rrugën e kemi të hapur përpara. Duhet të vazhdojmë kështu, por asgjë nuk bëhet me siguri në futboll, sepse siguria më e mirë në futboll janë puna dhe serioziteti dhe shpresoj të jemi në këtë rrugë deri në fund”, theksoi trajneri i kurbinasve. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan