Laçi thyen Teutën dhe shkon në Evropë sëbashku me Luftëtarin

Laçi mposhti me goleadë 4-2 Teutën në një ndeshje të dominuar nga kurbinasit dhe kualifikohet në Europa League për edicion e ardhshëm. Në këtë takimi bregdetarët luanin me disa lojtarë të rinj pasi e kishin siguruar objektivin mbijetesë, ndërsa vendasit objektivin kishin vetëm fitoren dhe e arritën pa shumë vështirësi. Jurgen Peqini jep sinjalin e parë pas 6’ minuash, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe nuk ka rrezik për Selmanin. Rexhinaldo kaloi në avantazh kurbinasit në aksionin e radhës, duke mposhtur me kokë portierin Kastrati pas një krosi nga e djathta (7’). Teuta i afrohet barazimit pas një aksioni të shpejtë me protagonist Beqjan, i cili merr fundoren dhe kroson drejt zonës. Aty ndodhet Bilali, që gjuan fuqishëm, por kurbinasit largojnë në këndore (18’). Rexhinaldo ka një mundësi mjaft të mirë për të dyfishuar shifrat pas 28’ minutash, por i vetëm me Kastratin gabon fatalisht. Pak para fundit vendasit patën një tjetër mundësi për të shënuar, por Uzuni nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të kurbinasve (38’). Laçi është kërkues dhe provon sërish 5’ minuta para fundit me anë të Jonuzit, i cili shfrytëzon krosin e Uzunit, por Kastrati pret pa vështirësi.

Laçi i afrohet sërish golit me anë të Rexhinaldo, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën e majtë të portierit Kastrati (49’). Vila pati një mundësi të shkëlqyer për të barazuar ndeshjen pas krosit të Beqjas, por mesfushori i krahut nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë (52’). Në aksionin e radhës të rrezikshëm Teuta barazoi ndeshjen me anë të Peqinit (55’). Beqja nis një top të gjatë për Çyrben, i cili e stopon bukur dhe pason për Peqinin, që me portën e bashtisur nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. Ky ishte goli i tretë sezonal për elbasanasin ndërsa ishte ndeshja e parë për të si titullar në këtë edicion në kampionat. Laçi përgjigjet me Rexhinaldon që mposht për herë të dytë Kastratin, por anësori sinjalizon për pozicion të parregullt (61’). Gjithsesi Laçi realizon sërish në aksionin e radhës të rrezikshëm. Uzuni pas një inkursioni në krah pason bukur për Jonuzin, që nga një pozicion i prirët shënoi një gol mjaft të bukur (64’). Teuta ka një mundësi të mirë për të barazuar, me anë të Peqinit, por sulmuesi ndalet nga Selmani (69’). Uzuni shënoi edhe golin e qetësisë për kurbinasit, sulmuesi pasi mori një top të gjatë nga mesfusha fitoi duelin me Shkallën dhe më pas e dërgoi në rrjetë (77’). 5’ minuta më vonë Uzuni shënoi edhe golin e katërt duke blindur fitoren me një gjuajtje të shkëlqyer nga një pozicion i vështirë. Hila ngushtoi diferencat duke e dërguar topin në rrjetë pas një goditje këndi (86’).

Laçi-Teuta 4-2

Shënues: Rexhinaldo 7’, Jonuzi 64’, Uzuni 77’, 84’/ Peqini 55’, Hila 86’

Laçi: Selmani, Fangaj. Gjoni, Lulaj, Sefgjini, Kallaku, Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Nika, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Teuta: Kastrati, Beqja, Bilali, Hrkaç, Shkalla, Hakaj, Hila, Bilali, Kruja, Vila, Peqini. Trajner: Gentian Begeja

Gjyqtarë: Fatjon Xhemalaj, Astrit Mahmuti, Proletar Puto, Blerim Ziri

Delegat: Bujar Pregja;

Vëzhgues: Besnik Kaimi

Nuk ka fitues mes Kukësit dhe Flamurtarit në “Zeqir Ymeri”, me skuadrat që ndahen në paqe, 2-2. Në minutat e para mungojnë rastet e rrezikshme, teksa skuadrat duket sikur kënaqen më shumë me barazimin. Nisur nga fakti që të dyja skuadrat i kanë arritur objektivat, ndeshja nuk ka ritmin e zakonshëm. Pas 17’ minutash vlonjatët kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit Musta, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt. Flamurtari shfaqet më kërkues dhe pas një aksioni të shpejtë Bushiç, kaloi vlonjatët në avantazh pas 36’ minutash.

Në ndryshim nga pjsa e parë, e dyta nis me ritëm dhe me gola. fillimisht janë vendasit ata që barazuan ndeshjen me anë të mbrojtësit Rustem Hoxha, që shënoi me kokë pas një goditje të lirë (49’). Gjithsesi gëzimi nuk zgjati shumë sepse vlonajtët kalun sërish në avantazh, por këtë herë ai që shënoi ishte kapiteni i Kukësit, Shameti, i cili në tentativën për të larguar topin e dërgoi në rrjetën e tij (53’). Në disavantazh Kukësit hidhet në kërkom të golit të barazimit me të gjitha forcat, por pa rezultat me vlonjatët që mbrohen mirë dhe provojnë nëpërmjet kundërsulmit. Pas një aksioni të shpejtë verilindorët barazuan ndeshjen me anë të sulmuesit të momentit Sindrit Guri, që u ngjit në kuotën e 20 golave në kampionat.  

Kukësi- Flamurtari 2-2

Shënues: Hoxha 49’, Guri 73’ / Bushiç 36’, Shameti 53’ (autogol)

Kukësi- Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Peposhi, Musolli, Koldashi, Shkodra, Ebipi, Guri. Trajner: Peter Pakult

Flamurtari- Qirko, Zuka, Sidibe, Deliaj, Siljanovski, Useini, Musta, Tushi, Maze, Muarem, Bushiç. Trajner: Petraq Bifsha

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Dojando Myftari, Indrit Myrtja

Delegat: Alban Tafaj;

Vëzhgues:  Mikel Shestani

Luftëtari mposhti me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë Lushnjen dhe siguroi pjesëmarrjen në Europa League për edicionin e ardhshëm. Kjo është është hera e parë për bluzinjtë që do të luajnë në këtë kompeticion, teksa një meritë të madhe ka trajnerin Hasan Lika, i cili e mori skuadrën nga vendet e fundit në klasifikim duke e ngjitur në vend të tretë. Luftëtari kaloi në avantazh fillimit me Alushi që shënoi autgol, ndërsa Shkurtaj shënoi golin e qetësisë duke blindur vendin e tretë. /EDS/

Lushnja-Luftëtari 1-2

Shënues: Sefa 92′ 11-m/ Alushi 34′ (autogol), Shkurtaj 38′

Gjyqtarë: Adrian Beqiri, Denis Agaraj, Alfred Shkreta, Klodian Shahini

Delegat: Besnik Çela;

Vëzhgues: Sazan Velçani

***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.