Laçi zgjedh stadiumin ku do të luajë kundër Teutës

Pra, në harkun kohor të 40 ditëve kurbinasit jo vetëm që nuk do të luajnë në fushën e tyre kundër Teutës dhe Kukësit, dy ndeshje që vijnë direkt njëra pas tjetrës në kampionat, por as takimi kundër Skënderbeut që do të luhet më 7 nëntor nuk parashikohet që të luhet në fushën e tyre.

Kështu, tifozëve kurbinas iu duhet që të udhëtojnë disa kilometër për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës për këto tre takime, pikërisht në “Elbasan Arena”, stadiumi që klubi ka kontratë për këto takime. Faktikisht bardhezinjtë janë skuadra që nuk njohin humbje këtë sezon në Superiore, duke qenë të renditur dhe në vendin e tretë të tabelës me vetëm tre pikë larg Partizanit kryesues. Që do të thotë se skuadra e trajnerit Artan Mërgjyshi e ka treguar veten edhe në transfertë, ku herë ka marrë barazim e herë pikët e plota.

Për këtë ndeshje Laçi pothuajse e ka grupin e plotë, ndërsa po vijojnë përgatitjet me intensitet për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit. Teuta është një kundërshtar i vështirë dhe kalimi në “Elbasan Arena” i ndërlikon disi situatat, megjithatë, në Laç besojnë se do ta mbyllin fazën të pathyeshëm.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan