Lacio pazar në Premier Ligë, Tare nis bisedimet për mesfushorin e Mançester Junajtid

27 Shtator 2020

Lacio kërkon mesfushorin e Mançester Junajtid, Andreas Pereira. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano dy klubet kanë filluar bisedimet.

Me ardhjen e Van De Bekut në “Old Traford”, do ketë më pak hapësira tek Mançester Junajtid për 24-vjeçarin. Pereira bëri 40 paraqitje me “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar, ku shënoi 2 gola dhe dha 4 asiste.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com