Lajm i befasishëm, Botërori 2022 mund të luhet në SHBA

Lajm i befasishëm, Botërori 2022 mund të luhet në SHBA

Lajm i bujshëm nga Meksika! Gazeta “Record” shkruan se Katari rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Botërorit 2022, duke u lënë vend SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës si kandidatet e renditura fill pas tij.

Informacioni nuk është i konfirmuar dhe ndoshta do të rezultojë se është thjesht një flluskë në ajër, por brenda pak minutash është shpërndarë në thuajse çdo medie sportive. FIFA thuhet se është shumë e shqetësuar për situatën gjeopolitike në Katar dhe mund të detyrohet të marrë masa duke tërhequr çdo përfaqësues të dërguar në shtetin arab.

Katari akuzohet botërisht se mbështet grupe terroriste dhe, për më tepër, është një shtet që nuk i respekton të drejtat e njeriut. Një alternativë është që tri shtetet e Amerikës së Jugut të organizojnë Botërorin 2022 dhe Katari atë të 2026-s.