Lajm i çmendur: Usain Bolt te Milan

15 Tetor 2018

Një lajm i zhurmshëm merkatoje është lançuar sot nga ‘Daily Telegraph’: Milan mund të blejë Usain Bolt. Hipoteza u ngrit nga deklarata interesante e agjentit të tij, Tony Rallis, i cili aktualisht e ka dërguar në Australi për të luajtur te skuadra Mariners.

Menaxheri i atletit ka deklaruar se ka marrë një ofertë dy-vjeçare, me opsion për një të tretë, nga një shoqëri e ndodhur në Europën jugore. Rallin faktikisht nuk ka dhënë emra, por ka thënë se bëhet fjalë për një klub që ka ndryshuar pronësi gjatë muajve të fundit, që luan në Champions dhe që do të luajë finalen e një Kupe Kombëtare. Ndoshta, indiciet e çojnë te Milan, sepse të treja të dhënat krijojnë një provë…

Ndër të tjera, Bolt ndan me kuqezinjtë të njëjtin sponsor, Puma-n, tjetër aspekt që e çon Milan-in në vendin e parë të pretendentëve. Xhamajkani, i cili nisi karrierën si futbollist në Australi, mund të jetë një nga lojtarët që mund t’i vijë në ndihmë Gennaro Gattuso-s sipas lajmeve të zhurmshme që po qarkullojnë në këtë moment.

Ish-kampioni i botës në atletikë më parë ka pasur mundësi që të shijojë futbollin evropian, sepse është stërvitur te Borussia Dortmund. Pa marrë parasysh se kush do të jetë blerësi i tij, nëse Bolt do të zbresë vërtetë në Europë, do të ishte një operacion i çmendur marketing, i paprecedentë. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan