Lajm i keq për City-n, Gabriel Jesus jashtë për disa muaj

Manchester City ka marrë një lajm të keq sa i përket gjendjes së yllit të ekipit Gabriel Jesus.

Braziliani ka dëmtuar ligamentin dhe problemi i tij mund të jetë më serioz se sa te “qytetarët” mendonin.

Futbollisti do ti nënshtrohet testeve të tjera mjekësore për të parë situatën, por minimalisht ai do të jetë larg fushës për disa muaj.

Kjo është një goditje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, që e konsideron brazilianin si një ndër elementët më të rëndësishëm të skuadrës.

Por te City do të mungojë edhe një yll tjetër për shkak dëmtimi. Kevin de Bryune mori një goditje gjatë përplasjes me Jason Pncheon dhe pritet që të mos jetë i gatshëm në takimin kundër Watford-it.

Këto mungesa janë një goditje e madhe për “qytetarët” të cilët aktualisht kryesojnë Premier League me 12 pikë më shumë se sa ndjekësit më të afërt, United.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan