Lajm jo i mirë për tifozët, Rusia me sanksione të forta për Botërorin 2018

Në një përpjekje për të parandaluar dhunën e tifozëve gjatë Botërorit, zyrtarët rusë kanë marrë vendimin për të ndaluar pijet alkoolike në Moskë gjatë zhvillimit të këtij kompeticioni. Në fakt alkooli do të lejohet të shitet nëpër stadiume apo zonat e tifozëve, por Bashkia e Moskës do të kufizojë shitjen e pijeve alkoolike jashtë këtyre zonave në kryeqytet, në ditën e ndeshjeve dhe një ditë përpara.

Kohët e fundit tifozët rusë kanë krijuar rrëmuja kudo ku kanë udhëtuar, kur gjatë zhvillimit të Euro 2016 në Francë u konfliktuan me përkrahësit anglezë, që u pasua nga në një numër i madh arrestimesh. Në formë hakmarrjeje huliganët nga vendi pritës kanë kërcënuar me vdekje tifozët anglezët, nëse vendosin të udhëtojnë në Rusi.

Zyrtari i Bashkisë së Moskës, Kirill Malyshkin deklaroi: “Organet ekzekutive kanë përcaktuar tashmë vendet ku do të ndalohet shitja dhe konsumimi i alkoolit, në prag të një ndeshje futbolli të Kupës së Botës. Pubet, restorantet, supermarkete dhe të gjitha pikat e tjera të shitjeve, do të preken nga ky vendim dhe janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim, sepse në të kundërtën do të kenë pasoja të rënda”.

Në dy stadiumet e Moskës do të zhvillohen gjithsej 12 ndeshje gjatë gjithë turneun, duke përfshirë finalen dhe gjysmëfinalen. Por për habinë e të gjithëve, tifozët do lejohen të hyjnë në stadium me kanabis, kokainë dhe madje heroine, por jo me alkool. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan