Allegri tregon se përse Dybala shënon pak: Por është shumë i vlefshëm

30 Nëntor 2018

Fiorentina-Juventus nuk është një ndeshje normale. Luhet në një klimë të flaktë dhe trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri i kërkon të tijve që të shfaqin personalitet në fushë.

“Për ne nesër do të jetë e vështirë, do të gjejmë një ekip luftarak që do të dojë të na mundë. Tri ekipet e para në renditje luajnë të gjitha në transfertë ndaj ekipeve të vështira. Sfidat në Firenze nuk mbarojnë kurrë. Do të gjejmë një ekip që do të nxitet nga një qytet i tërë”, tha tekniku i “Zonjës së Vjetër”.

Allegri më pas u ndal te roli i Paulo Dybalas në fushë. “Ronaldo-Mandzukic? Kur gjendet kimia mes lojtarëve, gjithçka ecën mirë. Të mërkurën të gjithë i bënë gjërat mirë në sulm, sidomos Dybala. Është e vërtetë që ai shënon më pak, por rakordon sulmet dhe na lejon të dalim përpara me teknikën e tij.

Gjithnjë kam qenë i mendimit se ai duhet që të bëjë role të ndryshme në fushë sepse di të ndërtojë lojën dhe të mbyllë. Është thelbësor në lojën e ekipit. Sa i përket karakteristikave të CR7 dhe Mandzukic-it, duhet që të jetë dikush mes tyre në mesfushë” përfundoi tekniku i Juves. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan