Cungu kërkon vetëm fitoren me Luftëtarin

30 Nëntor 2018
Cungu kërkon vetëm fitoren me Luftëtarin

Trajneri i Kukësit, Armadno Cungu kërkon vetëm fitoren ndaj Luftëtarit. Tekniku i shikon rivalët gjirokastritë si mjaft të fortë dhe për verilindorët nuk ka për të qenë e lehtë. Në konferencën për shtyp para takimit, Cungu foli edhe për largimin e Musollit, për të cilin shprehet se nuk kishte dijeni

Luftëtari – Luftëtari është ‘kockë e fortë’ si çdo ekip tjetër në Superiore. Kundërshtari ka nevojë për pikë, ashtu sikurse edhe ne kemi nevojë për pikë. Nuk shoh asnjë skuadër në kampionat që nuk ka nevojë për pikë. Sa i përket rrezikut, jemi përgatitur për këtë ndeshje, natyrshëm që nuk do të jetë e lehtë për ne. Edhe para një jave ishim në të njëjtën situatë, ku Kamza ishte për mbijetesë, ishte në të njëjtat pozita. Ne bëmë detyrën tonë dhe arritëm atë objektiv që ishte fitorja. Nuk besoj se duhet të ketë ndonjë ndryshim ndeshja nga ndeshja e Kamzës. Ne futemi në çdo ndeshe për të marrë 3 pikë, në çdo fushë dhe ndaj çdo kundërshtari. Ky është objektivi ynë edhe në këtë përballje. Në futboll nuk mund ta parashikojmë sot se si mund të shkojë ndeshja. Ne jemi përgatitur për të marrë fitoren dhe do e kërkojmë me çdo kusht.

Musolli – Të jemi sinqertë unë sapo e lashë stërvitjen erdha këtu dhe nuk jam në dijeni të kësaj situate. Me aq sa u informova shkurtimisht, mësova se mes dy palëve është arritur një marrëveshja që lojtari të lihet të rehabilitohet në Kosovë dhe më pas do të jetë dera e hapur për të, për të qenë pjesë e Kukësit. Largimet e ngjashme? Nuk marr përsipër që të komentoj ngjarje, kur unë nuk kam qenë pjesë e këtij klubi. Mund të flas për periudhën kur kam qenë këtu. Nuk e di çka ndodhur në të shkuarën, pasi mund të gaboj nëse flas. Në rastin e Musollit, mund të them fjalët më të mira si djalë. E kam pasur fatin që ta kem edhe në sezonin e parë të Kukësit në Superiore. E ka nisur që atëherë me Kukësin dhe ka kontribuar maksimalisht, duke dhënë gjithçka dhe duke fituar çdo gjë. Mund të flas fjalët maksimale si djalë dhe si sportist. Palët e kanë lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen mund të ketë sërish bashkëpunim. Kjo më lë shije të mirë.

Reagimi i Rexhinaldos – Më vjen që çdo gjë që ndodh me Cungun hapen gazetat. Ishte një keqkuptim, ai nuk kishte asgjë me mua. E kishte me një kolegun e vet, ishte keqkuptim që u sqarua pas ndeshjes. Nuk ka pasur asgjë për t’u komentuar. Meqë m’u dha rasti, dua të uroj Rexhinaldon që është bërë baba, pasi është shtuar me djalë. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.