Lajme live

12 Mars 2019
Lajme live

Dëshira për t’u informuar është nevojë e gjithkujt. Natyrisht, informimi vjen në forma të ndryshme në ditët e sotme, nëpërmjet radios, televizionit, revistave, gazetave apo dhe portaleve që tashmë janë bërë shumë të shpeshta.

Në ditët e sotme zhvillim të madh ka marrë aiqë quhet lajmi i fundit, ose siç kemi mësuar ta quajmë lajme live. Lidhjet direkt nga vendi i ngjarjes marrin shikueshmërimë të madhe dhe janë në qendër të vëmendjes nga publiku, i cili dëshiron tëdijë çdo gjë në kohë reale.

Lajme live mund të transmetojnë radiot, televizionet dhe portalet, të cilat në kohë reale mund të informojnë publikun për një ngjarje që ka rëndësi, apo një situate në botë që na prek të gjithëve.

Lajme live në Shqipëri transmetojnë televizionet si: FaxNews, News24, ReportTV apo dhe të tjera që bëjnë lidhje direkt nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, këto televizione kanë dhe portalet e tyre që në më të shumtën e kohës e transmetojnë informacionin dhe për ata që mund ta ndjekin nga telefonat e tyre, zyrat apo dhe një ambienti tjetër që nuk ofron të gjitha kushtet për të parë ngjarjen direkt.

Edhe sporti ka ngjarjet e tij ku lajmi live përbën një hallkë të rëndësishme të informimit të publikut. Natyrisht për ndeshje të veçanta apo për ngjarje nga bota e sportit kjo kategori lajmesh është nga më të ndjekurat. Normalisht që një eveniment si Kupa e Botës, Champions League apo dhe një short për ndarjen e grupeve ka një shikueshmëri apo ndjekje masive nga tifozë të skuadrave të ndryshëm të sporteve të ndryshme.

Lajmi live nga ngjarjet sportive normalisht që përcillet menjëherë në kanalet apo portalet që punën e tyre ia dedikojnë sportit. Gazetarët e dinë mjaft mirë se çfarë do të thotë të transmetojnë direkt një ngjarje, kështu që duhet të tregohen të saktë në transmetimin e lajmi live.