Perisic tremb Interin dhe tifozët për të ardhmen

30 Nëntor 2018
Perisic tremb Interin dhe tifozët për të ardhmen

Ti rezistosh ofertave tunduese gjatë merkatos, asnjëherë nuk është diçka e lehtë. Për më tepër kur shërbimet e tua i do Manchester United i Jose Mourinho-s. Por Ivan Perisic ia doli, ndërsa “Djajtë e kuq” tentuan që ta merrnin në verë. Kroati besoi te trajneri Luçiano Spalletti dhe se Interi mund të bëjë gjëra të mëdha në këtë sezon.

“Unë isha duke pranuar propozimin për transferimin te Manchester United, por më pas vendosa që të qëndroja tek Interi. Këmbëngulja e trajnerit Spalleti luajti rol kryesor. Në sezonet e fundit, numri 44 zikaltër është ndjekur vazhdimisht nga United, me Mourinho-n që ka tentuar t’ia marrë lojtarin ish klubit të tij. Por mesfushori në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë e largimit nga zikaltrit, për të luajtur në një kampionat të një tjetër niveli.

“Shpresoj që tifozët e Interit të mund ta kuptojnë këndvështrimin tim”, shpjegoi Perisic. Fjalë këto që shumë prej fansave i kanë shqetësuar jo pak. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.