Spalleti flet për të ardhmen e Perisic

01 Dhjetor 2018
Spalleti flet për të ardhmen e Perisic

Ivan Perisic e ka pranuar dëshirën për të lëvizur nga Inter drejt Premier League. Një nga gjigantët e kampionatit anglez, Manchester United sipas mediave italiane është gati që të paguajë 31 milionë paund për të marrë shërbimet e mesfushorit kroat. 29-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje këtë sezon me zikaltërit, ku në 9 prej tyre ka qenë titullar dhe ka realizuar dy gola.

Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë në media, trajneri Spalleti ka deklaruar që lojtari i tij ndihet i lumtur tek Inter dhe nuk ka në plan të largohet.

“Këto janë deklarata normale në futbollin e sotëm. Ai tha gjëra normale dhe është shumë i lumtur me Interin”- tha tekniku zikaltër gjatë konferencës për shtyp.

Inter kërkon që të rikthehet tek rezultatet pozitive, pas humbjes 1-0 ndaj Tottenham në kuadër të ndeshjes së kthimit në Champions League. Ndërkohë që do të ketë një përballje të fortë në kampionat ditën e nesërme ndaj Romës në orën 20:30. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.