Lajme të mira për Piolin, Milanit i rikthehen dy lojtarët kryesorë për derbin me Interin

07 Tetor 2020

Lajme të mira për Ante Rebiçin në kuadër të derbit kundër Interit.

Kroati ka nisur të vrapojë dhe të bëjë ushtrime individuale me topin, teksa vendimtar do të jetë ekzaminimi i javës së ardhshme që do të verifikojë gjendjen e bërrylit të lojtarit.

Edhe Ibra mund të rezervojë surpriza. Suedezi sot do t’i nënshtrohet testit të parë për Koronavirus dhe nëse del dy herë negativ, do të jetë gati për t’iu bashkuar shokëve në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com