Lajmet ne telegraf

12 Shkurt 2019

Prej gati njĂ« 10 vjeçari, portali Telegrafi.com Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e shtetasve kosovarĂ« dhe shqiptarĂ« tĂ« MaqedonisĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r t’u njohur me zhvillimet mĂ« tĂ« fundit nga endi e rajoni.

Këtu kemi të bëjmë me një media online tëpavarur të gjuhës shqipe, që u krijua në vitin 2006. E veçantë është se zyrat qendrorejanë në Prishtinë, ndërkohë që selia e dytë është në Shkup të Maqedonisë. Prej mëshumë se një dekade, lajmet në telegrafjanë dalluar nga paanshmërinë dhe kredibiliteti i lartë në të gjithë hapësirën shqipfolëse.

Misioni kryesor i këtij portali është informimi i saktë i qytetarëve në kohë reale, duke ruajtur fuqishëm epitetin e medias së pavarur dhe pozicionin si lider në fushën e medias online. Kështu që lajmet në Telegraf janë gjithnjë më të fundit, të shkruara dhe edituara nga një ekip profesionistësh dhe seriozë në punën e tyre.

Puna e palodhur dhe e udhëhequr nga etika e stafit e ka renditur këtë portal si burimin me rëndësi të informimit në Kosovë dhe rajon. Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të punonjësve në departamente të ndryshme, numërohen miliona klikime në lajmet në telegraf çdo muaj.

Sigurisht që nisur nga konkurrenca e madhe në Kosovë është shumë e vështirë që të mund të sigurosh një audiencë të konsiderueshme. Për këtë arsye duhet që gjithnjë shërbimi ndaj publikut të jetë në cilësinë më të lartë. Lajmet në telegraf kanë mundësuar që numri i kilikuesve të shtohet vazhdimisht, kjo falë punës dhe profesionalizmit.

Drejtuesit janë të ndërgjegjshëm që nëse ritmi i punë ulet, atëherë kjo do të ndikojë edhe te ndjekësit. Një sajt me pak audiencë do të thotë më pak reklama, e kjo duhet shmangur. Lajmet në telegraf janë të shumëllojshme dhe me tematikë nga vendi, rajoni, bota, sporti dhe shoubisi. Këtu respektohet mendimi ndryshe dhe është një dritare e hapur për çdokënd.