Lajmet nga Inter

17 Prill 2019

Interi është një nga skuadrat me më shumë tifozë këtu në Shqipëri. Por në hapësirën shqipfolëse ka me mijëra fansa të tjerë, që duan të jenë të informuar për të rejat më të fundit nga zikaltrit si në Kosovë edhe Maqedoni.

Kështu që interesimi për lajmet nga Interi është i madh dhe i përditshëm. Me teknologjinë qëka bërë përpara, tanimë është e thjeshtë që të informohesh për skuadrën e zemrës.

Pikë së pari të gjithë ata që dinë mirë italisht, e kanë të thjeshtë që të klikojnë në gazetat sportive më të njohura italiane apo faqet online të Interit dhe aty të informohen në lidhje me zhvillimet më të fundit.

Faqja fcinternews.it është mjaft e klikuar dhe me një staf të përkushtuar për të përcjellë gjithçka ndodh me lojtarët apo me ekipin. Por edhe mediat sportive “sportmediaset.it”, gazzetta.it apo Corrieredellosport.it nuk janë pas, sepse falë gazetarëve profesionistë sjellin lajme nga Interi më të vërtetë cilësore.

Por për të gjithë ju që italishten nuk e kuptoni mirë, mos u mërzisni. Pasi edhe mediat shqiptare nuk ngelen pas. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri ka portale sportive që i kushtojnë vëmendje zhvillimeve nga bota zikaltër. Media si Eduasportin.com, Panorama Sport apo Sport Expres gjithnjë publikojnë lajme nga Interi. Në Kosovë gjithashtu sajte si “Gazeta Olle” apo “Korneri.net” nuk rrinë pa postuar informacionet më të fundit.

Portali Eduasportin.com, e ka një kategori vetëm për klubin zikaltër, nisur nga dashuria e madhe e fansave shqiptarë. Por ju mund të gjeni lajme nga Interi edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

FC Inter CLub Albania është një faqe në Facebook me mbi 200 mijë ndjekës, të gjithë shqiptarë me pasion të përbashkët klubin zikaltër. Por edhe faqja tjetër në Facebook “Lajme Inter” nuk ngelet pas me të rejat më të fundit nga ky klub. Kështu që për të gjithë ju që nuk rrini dot pa lajmet nga Interi, mjaft që të ndiqni këshillat e mësipërme dhe informacioni nuk do të jetë më problem.