LAJMI I FUNDIT/ Goditje me kosto zero, Interi blen kartonin e sulmuesit që dëshironte Konte

03 Gusht 2020

Sipas mediave italiane së fundmi është arritur marrëveshja mes Interit dhe Mançester Junajtid, për Aeksis Sançez.

Kiliani do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit, të cilët kanë arritur marrëveshje për blerjen përfundimtare.

Sipas “Sky Sport Italia”, zikaltërit nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për sulmuesin, pasi do ta marrin me parametra zero, ndonëse Junajtid në fillim kërkonte të paktën 15 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” kanë vendosur ta lënë të lirë sulmuesin, vetëm për faktin që të shpëtonin nga paga e tij e lartë. Në këtë mënyrë Interi bën një goditje shumë të mirë, e cila vjen edhe me parametra zero.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com