LAJMI I FUNDIT/ Nuk ka qetësi te Interi nga Koronavirusi, rezulton pozitiv në tjetër lojtar para derbit

11 Tetor 2020

Nuk kanë fund problemet te Interi, përsa i përket situatës së krijuar me koronavirus. I fundit që ka rezultuar pozitiv ka qenë Eshli Jang.

Pas testeve të kryera, mbrojtësi i djathtë ka zbuluar se është i infektuar dhe është futur menjëherë në izolim.

Një problem i madh për Interin dhe trajnerin Konte para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Milanit, ku deri tani janë konfirmuar 6 lojtar me Koronavirus.

Së bashku me Eshli Jang pozitiv me Koronavirus kanë rezultuar edhe Galjardini, Naingolan, Bastoni, Shkrinjar dhe portieri Andrei Radu.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com