REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Heat mposht Celtic

Lakers tronditin Rockets, festojnë Warriors

21 Dhjetor 2017 10:22

Nata e sotme ka dhuruar ndeshje të shumta në NBA, shoqëruar me surpriza dhe performanca të jashtëzakonshme në parket.

Njëzetekatër ekipe nga tridhjetë në total u ndeshën sot. Duhet veçuar paraqitja e mrekullueshme e Kyle Kuzma, që i udhëhoqi Los Angeles Lakers në një sukses të madh kundër Houston me rezultatin 122-116.

Loja më e mirë e karrierës për 22 vjeçarin ia ndërpreu ecurinë e 14 ndeshjeve si i pathyeshëm Rockets.

Jo vetëm kaq, por kjo skuadër është e shqetësuar pasi gjatë lojës u dëmtua në këmbë Chris Paul.

Edhe skuadra e Boston humbi ën shtëpi kundër Miami me rezultatin 90-89, ndërsa në perëndim festuan Golden State, që mundi 84-97 Memphis, si edhe San Antonio 93-91 në Portland.

Edhe ekipet e Oklahoma City, Minnesota, Toronto Raptors dhe Los Angeles Clippers bindën me paraqitjet e tyre.

Kurse Atlanta Hawks u thye nga Indiana Pacers.

Rezultatet

LOS ANGELES LAKERS - HOUSTON ROCKETS 122-116

MIAMI HEAT - BOSTON CELTICS 90-89

MEMPHIS GRIZZLIES - GOLDEN STATE WARRIORS 84-97

UTAH JAZZ - OKLAHOMA CITY THUNDER 79-107

SAN ANTONIO SPURS - PORTLAND TRAIL BLAZERS 93-91

TORONTO RAPTORS - CHARLOTTE HORNETS 129-111

MINNESOTA TIMBERWOLVES - DENVER NUGGETS 112-104

DETROIT PISTONS - DALLAS MAVERICKS 93-110

PHOENIX SUNS - LOS ANGELES CLIPPERS 95-108

INDIANA PACERS - ATLANTA HAWKS 105-95

ORLANDO MAGIC 94 - CHICAGO BULLS 94-112

SACRAMENTO KINGS - BROOKLYN NETS 104-99

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Lakers merr fitoren e dytë radhazi

Celtics harron të fitojë, Spurs dështojnë sërish

22 Janar 2018 12:51

Boston Celtics ka befasuar sërish duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Të parët e Konferencës së Lindjes po kalojnë një krizë serioze dhe nuk po ia dalin që të ngrenë kokën.

Këtë herë është Orlando Magic që u bëri magji dhe i mposht 95-103.

Për Celtics nuk mjaftoi Irving që realizoi 40 pikë, i shoqëruar nga Brown (17 pikë) dhe Marcus Morris (12 pikë).

 Magic pas dy periodave të para që i mbyllën me -1 pikë, shpërthyen në të tretën.

Celtics u përpoqën që të përmbysnin gjithçka në periodën e katërt, por iu dorëzuan në fund rivalëve.

Për Magic u dalluan Payton (22 pikë), Fournier (19) e Gordon (11 pikë dhe 13 ribaunde).

Kjo është fitorja e dytë në tri takimet e fundit për ta dhe e treta në 20 ndeshje.

Pas “KO” kundër Toronto-s erdhi një tjetër dështim për Spurs që u mundën nga Pacers me rezultatin 86-94.

Ekipi i katërt në Perëndim kapitulloi në “At&T Center” me vendasit që gjetën fitoren pas dy humbjeve radhazi.

Më i miri për ekipin e gjashtë në Lindje ishte Pau Gasol me 14 pikë dhe 9 ribaunde.

Për Los Angeles Lakers erdhi fitorja e dytë radhazi. New York Knicks nuk ia dolën dot ndaj Lakers, ku u mundën 127-107 dhe pësuan humbjen e pestë radhazi në shtatë sfidat e fundit.

Ndërkohë për Detroit Pistons vazhdon periudha negative. Këtë herë ata u mundën me vetëm 1 pikë diferencë nga Brooklyn Nets.

Për fituesit erdhi suksesi i dytë radhazi pas atij kundër Heat.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Rezultate befasuese

Houston trondit Warriors, Oklahoma shpartallon Cavaliers

21 Janar 2018 10:12

Golden State ra në Houston. Rockets fituan me rezultatin 116-108 kundër Warriors. Në ndeshjen më të pritur të NBA-së, vendi i parë në Konferencën Perëndimore, nuk mundi të bënte dot asgjë ndaj vendit të dytë dhe pa t’i ndërpritej ecuria e 4 fitoreve radhazi.

Suksesi i vendasve erdhi falë dyshes Chris Paul, 33 pikë, 11 asiste dhe James Harden me 22 pikë.

Për Golden State, Curry (19 pikë), Durant (26) dhe Green (21) nuk mundën të bënin dot asgjë.

Cleveland Cavaliers pësoi një humbje të rëndë nga Oklahoma Thunder, e cila ishte e papërmbajtshme në parket.

Për fitimtarët u dalluan Westbrook, 23 pikë dhe 20 asiste, Adams, 25 pikë dhe 10 ribaunde dhe Anthony, 29 pikë dhe 10 ribaunde dhe sidomos i zakonshmi Paul George me 36 pikë.

Zhgënjim për LeBron James (18 pikë) dhe Isaiah Thomas (24). Cleveland gjithsesi ngelet në vend të tretë në Konferencën Lindore.

Në sfidat e tjera Chicago Bulls mundi Atlanta Hawks 113-97, kurse Miami Heat ia doli me vetëm një pikë më shumë kundër Charlotte Hornets (106-105).

Një ndalesë e keqe për Milwaukee Bucks që u mundën nga Philadelphia 76ers 94-116.

Një tjetër garë shumë e luftuar ishte ajo midis Toronto Raptors dhe Minnesota Timberwolves 109-115.

Kundër ishte vendi i katërt në Perëndim ndaj vendit të dytë në Lindje me fitimtarë të parët.

Ndërsa Utah Jazz befasoi me suksesin ndaj Los Angeles Clippers 113-125.

Në sfidën e fundit, siç ishte parashikuar Portland Trail Blazers mposhti, jo pa vështirësi Dallas Mavericks 108-117. Blazers konfirmohen ekipi i gjashtë më i mirë i Konferencën Perëndimore.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Raptors rikthehen te fitorja, Lakers të pafuqishëm ndaj Thunder

Golden State i pakapashëm, Hawks fitore të çmendur

18 Janar 2018 11:22

Golden State nuk di të ndalet. Viktima e radhës është Chicago Bulls. Të udhëhequr nga “Splash Brothers” (Thompson 38 pikë, Curry 30) Warriors mundën Bulls 119-112 dhe siguruan fitoren e 14-të radhazi në transfertë. Ndeshja ishte e  ekuilibruar deri në përfundim të pjesës së parë. Ndërkohë me nisjen e periodës së tretë, kampionët u bënë të papërmbajtshëm dhe vulosën suksesin. Me Mirotic (24 pikë) , Bulls u përpoqën që ta rihapnin lojën në periodën e fundit, por kurrë nuk ia dolën që t’u afroheshin rivalëve. 

Njeriu i ndeshjes doli Klay Thompson me 38 pikë dhe 7 tripleta nga 13 të realizuara. Shumë mirë edhe Curry (30 pikë dhe 9 ribaunde), ndërsa Kevin Durant ndalet në 19 pikë, 8 ribaunde dhe 7 asiste.

Toronto mundi në shtëpi Detroit dhe ringre kështu kokën pas dështimeve ndaj Godlen State dhe Philadelphia-s. Raptors triumfuan 96-91 në “Air Canada Center” ndërsa në parket pati edhe një sfidë interesante midis Valanciunas e Drummond. Lituanezi i Toronto-s realizoi 17 pikë dhe 16 ribaunde kurse qendra e Pistons 25 pikë dhe 17 ribaunde.

San Antonio zbuloi 2 orë para nisjes së takimit se Kawhi Leonard nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Por prapë ata fituan në përballjen kundër Brooklyn Nets me rezultatin 100-95. U dalluan në parket LaMarcus Aldridge me 34 pikë dhe 8 ribaunde, si edhe Patty Mills me 25 pikë, por gati perfekt me 3 pikëshet me 7 të realizuara nga 8. Nets nuk u mjaftuan 20 pikët e Allen Crabbe dhe 18 pikët e Joe Harris.

Ndeshja që dhuroi më shumë emocione ishte Atlanta - New Orleans 94-93. Pelicans u duk se e kishin në kontroll takimin dhe për tri perioda kryesuan, por Hawks u ngjallën në periodën e fundit. Në fund, loja e bë mjaft e luftuar. Ai që vendosi fatin e saj ishte Kent Bazemore (20 pikë) që 2 sekonda nga fundi shënoi koshin që bëri të shpërthente “Philips Arena e” dhe i dhuroi Atlanta fitoren e dytë radhazi.

Për Oklahoma Thunder ishte e lehtë që të mundte Los Angeles Lakers 114-90. Westbrook (19 pikë, 6 ribaunde, 7 asiste) dhe shokët e tij e mbyllën takimin me +24 pikë. Los Angeles Clippers vazhdojnë të fitojnë dhe të ngjiten në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Suksesi i tyre i pestë radhazi erdhi në “Staples Center” të Denver, ku ata mundën Nuggets 109-104. Në nëntë takime, Miami Heat ka marrë 8 fitore.

Paraqitja më e mirë sezonale e Whiteside (27 pikë) i dha atyre fitoren ndaj Milwaukee Bucks 106-101. Bucks kanë humbur brenda katër ditëve dy herë ndaj Heat. Në pjesën e parë, Charlotte Hornets realizoi 77 pikë (rekord i tyre), themelet e fitores së arritur kundër Washington Wizards me rezultatin 109-133. Pa shumë probleme Memphis kaluan testin Knicks (99-105) kurse Utah Jazz befasuan në shtëpi Sacramento Kings 120-105.

Suksesi i Jazz erdhi falë paraqitjes shumë të mirë të rishtarit Donovan Mitchell që shënoi 34 pikë. Në pjesën e parë, Charlotte Hornets realizoi 77 pikë (rekord i tyre), themelet e fitores së arritur kundër Washington Wizards me rezultatin 109-133. Pa shumë probleme Memphis kaluan testin Knicks (99-105) kurse Utah Jazz befasuan në shtëpi Sacramento Kings 120-105. Suksesi i Jazz erdhi falë paraqitjes shumë të mirë të rishtarit Donovan Mitchell që shënoi 34 pikë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Nata e NBA-së sjell surpriza

New Orleans trondit Celtics, bien Timberwolves dhe Suns

17 Janar 2018 11:14

New Orleans Pelicans luftuan fort dhe në shtesë arritën që të mundin Boston Celtics 116-113.

Një fitore e mrekullueshme për vendasit, të cilët triumfuan ndaj kryesuesve të Lindjes, që kapitulluan pas 7 fitoreve radhazi.

U dallua për Pelicans, Anthony Davis, i cili realizoi 45 pikë dhe 16 ribaunde dhe i dha ekipit fitoren e tretë radhazi.

Boston “KO” pavarësisht se Kyrie Irving realizoi 27 pikë kurse Jaylen Brown e Marcus Smart nga 16.

 Në “Amway Center” të Orlandos, Magic rigjetën një fitore e cila mungonte që prej 29 dhjetorit dhe ndërprenë një seri negative prej shtatë humbjesh, duke mundur Minnesota Timberwolves 102-108.

Pas pesë fitoreve radhazi ra Minnesota, që megjithatë vazhdon të ngelet ekipi i katërt më i mirë në Perëndim.

Në “Pepsi Center” të Denver fituan Nuggets kundër Dallas Mavericks me rezultatin 102-105.

U dallua serbi Nikola Jokic i cili realizoi 29 pikë dhe 18 ribaunde, që e bëjnë lojtarin e ndeshjes.

Dallas u përpoq shumë, me Dennis Smith Jr. 25 pikë dhe Harrison Barnes (17 pikë) dhe Devin Harris (16 pikë), por ngelet në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit pas humbjes së dytë radhazi.

Nuggets të shtatët në Perëndim ngrenë kokën pas “KO” të fundit nga San Antonio Spurs.

 Në “Moda Center” të Portland, Blazers, të tetët në Perëndim, rigjetën suksesin pas tri humbjeve radhazi duke mundur Phoenix Suns, që shkojnë në 3 “KO” radhazi.

 Suksesi i Portland-it erdhi falë treshes Damian Lillard (31 pikëi), Cj McCollum (27 pikë) dhe Al Farouq Aminu (14 pikë dhe 9 ribaunde).

Phoenix nuk ia doli dot, edhe pse basketbollisti i tyre Devin Booker doli më i miri i lojës me 43 pikë, 6 ribaunde dhe 8 assite.

Suns tani janë të 11-tët në Perëndim.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment