Lala vendos për Rashicën: Nuk largohet në dimër nga Werderi

09 Dhjetor 2019

Anësori i Kosovës, Milot Rashica nuk do të largohet nga Werder Bremeni në asnjë rrethanë gjatë këtij sezoni.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Altin Lala, i cili ka dhënë një intervistë për Kicker.

“Largimi në dimër nuk është temë diskutimi”, ka thënë Lala.

Sulmuesi 23 vjeçar i Kosovës ka shënuar 19 gola për Werderin në vitin kalendarik 2019.

Aktualisht ai është një prej lojtarëve më të kërkuar të skuadrës së tij që gjendet në pozitën e 14 të Bundesligës.

Interesimi i klubit anglez, Aston Villa, që po përgatit një ofertë prej 40 milionë euro për Rashicën, ka bërë që menaxheri i tij t’i mohoj këto lajme. /Telegrafi/

www.telegrafi.com