Lampard merr fitoren e parë me Chelsean në Ligën e Kampionëve, mposht Lillen

02 Tetor 2019

Chelsea ka fituar me shumë mund në udhëtim te Lille me rezultat 1-2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

The Blues kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Tammy Abraham në minutën e 22-të nga asistimi që i bëri Fikayo Tomori.

Por, vendasit më pas shtuan presionin ndaj londinezëve për ta barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Victor Osimhen (33’), që u shërbye mjaftë mirë nga Jonathan Bamba.

Lille vs Chelsea (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me dy gola të shënuar, ndërsa në të dytën skuadra e Frank Lampard ishte më e përqendruar.

Callum Hudson-Odoi u inkuadrua në minutën e 67-të në vend të Reece James, e që më pas tregoi cilësitë e tij.

Lille vs Chelsea (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Talenti anglez arriti ta asistonte në golin e shënuar nga Willian (78’), duke bërë kështu që Chelsea ta marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.

Ajaxi është lider i Grupit H me gjashtë pikë, të ndjekur nga Chelsea me tri, aq sa ka edhe Valencia, derisa Lille është pa pikë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com