Lamtumirë Evropë, Feronikeli eliminohet pasi humb edhe ndeshjen e dytë në shtëpi ndaj Slovan Bratisllavës

30 Korrik 2019

Feronikeli ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të Ligës së Evropës përball Slovan Bratislavës.

Djelmoshat e Zekirja Ramadanit, zhvilluan një ndeshje të njëjtë sikurse në Sllovaki, sidomos në pjesën e parë, duke tentuar të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarit.

Yll Hoxha rrezikoi i pari, por që goditja e tij e fuqishme u prit nga portieri.

Goli erdhi në minutën e 19-të kur De Marco i gjend mirë në zonë dhe me kokë tundi portën.

Rastin më të mirë për Feronikelin e kishte Kastriot Rexha, por që gjuajtja e tij nuk e gjeti rrjetën.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parë.

Sllovakët shënuan në minutën e 54-të me Holman, që me një gjuajte të fuqishme në zonë, tundi rrjetën e Smakiqit.

Feronikeli nuk mundi të bëjë më shumë në pjesën e dytë, duke e mbyllur merezultat 2-0, të përgjithshëm 4-1, aventurën e tyre evropiane. /Telegrafi/      

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan