Lamtumirë Fatmir Frashëri! Sporti shqiptar humbet një kolos

19 Korrik 2019

Shuhet Fatmir Frashëri! Ikën legjenda e futbollit shqiptar, kapiteni i Tiranës, njeriu me vlera të rralla dhe futbollisti i shkëlqyer. Mbrojtësi që shënoi një epokë të lavdishme në historinë e top-këmbës shqiptare, bashkohet lart në qiell me të shkëlqyerit e tjerë Panon, Memën, Jankun, Hykën e Ishkën! Sot sporti shqiptar është në zi! Ikën një tjetër nga të mëdhenjtë, një nga të pazëvendësueshmit në memorien e të treja klubeve të kryeqytetit.

Fatmir Frasheri

Sepse Fatmir Frashëri, futbollisti xhentëlmen dhe intelektual, ishte i Tiranës së tij ku triumfoi në kampionat katër herë, por fitoi dy tituj edhe me Partizanin dhe si trajner u shpall kampion me Dinamon. Një si ai, ndonëse i përkiste familjes bardheblu, suksesin, historinë dhe karrierën, e ndau me të gjithë kryeqytetin shqiptar dhe me të gjithë tifozët në Shqipëri. Të treja klubet e kryeqytetit kanë ndarë pasditen e sotme dhimbjen për humbjen e një njeriu të rrallë.

50 vite të jetës së tij ia dedikoi lojës që e dashuroi aq shumë, ku triumfoi në shumë beteja epike, por që u detyrua të thyhej nga sëmundja e rëndë në moshën 79-vjeçare. “Mjeshtëri i Madh” i futbollit të Tiranës dhe të Shqipërisë, ka lënë pas vetes një trashëgimi të madhe sportive dhe njerëzore.

jQuery(window).load(function() { jQuery(“.galery-slider”).flexslider({ animation: “fade”, controlNav: true, animationLoop: false, slideshow: true, }); });

(BalkanWeb)

www.balkanweb.com