Lamtumirë Francë, Kondogbia zgjedh Republikën e Afrikës Qendrore

Kondogbia ka vendosur. Ai ka pranuar ftesën e trajnerit Raoul Savoy, për të përfaqësuar kombëtaren e Afrikës Qendrore. Mungesa e hapësirave te Franca e kanë shtyrë të marrë këtë vendim. Federata e Afrikës Qendrore ka bërë të pamundurën për të bindur ish-lojtarin e Interi-t, të luajë për vendin e prindërve të tij.

Ish lojtari i Interi-t ka përfaqësuar Francën në të gjitha kombëtaret e moshave të këtij shteti, duke fituar titullin kampion botëror për U-20 në 2013, së bashku me Pogba, Areola, Umtiti. Ai gjithashtu numëron 5 ndeshje me kombëtaren e madhe (hera e fundit në vitin 2015). Të pesta ndeshjet që ka luajtur me Francën kanë qenë ndeshje miqësore dhe rregullorja e FIFA-s e lejon të zgjedhë një kombëtare tjetër.

Në këtë mënyrë ai ka hequr dorë nga ekipi që sapo është shpallur kampion bote, për t’u bashkuar me numrin 108 në renditjen FIFA-s, por kjo do nënkupton një reklamë fantastike për Republikën e Afrikës Qendrore, një vend me ekonomi të dobët dhe me shumë probleme. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan