Lamtumirë Italisë, ja vendimi surprizë i Buffon

Gjatë “Grand Gala”-s së futbollit organizuar nga AIC portieri i Juventusit, Gigi Buffon, në mesin e fituesve, pati mundësi për të folur për eliminimin e bujshëm të Italisë nga Botërori Rusi 2018.

Buffon nuk ia jep përgjegjësinë ish-trajnerit. “Ventura bëri në mënyrën më të mirë të mundshme punën për të cilën ishte thirrur, por fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim në dy ndeshjet kundër Suedisë, goli që do të na lejonte të shpresonim”.

Ndeshja kundër Suedisë mund të ketë qenë ndeshja e tij e fundit me bluzën e kaltër të Kombëtares. “Kam marrë një pushim të vogël nga kombëtarja, kam një moshë të caktuar. Për Juventusin dhe për kombëtaren e kam konsideruar gjithmonë veten një ushtar, edhe nëse do të jem 60 vjec nuk mund të dezertoj, sepse kam brenda meje konceptin e kombit, por është e qartë se ai që do të zgjidhet do të duhet të ketë idetë e qarta për t’i bërë gjërat për mirë “.

Lamtumira e tij mund të mos vendoset nga një miqësore. “Ka ende ndeshje për të përfunduar dy-vjeçarin e këtij grupi deri në qershorin e ardhshëm, të shohim se çfarë do të ndodhë.”

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan