Largimi i Buffonit i hap rrugë PSG-së që të bëjë ofertë për De Gean

05 Qershor 2019

Portieri legjendar, Gianluigi Buffon, nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germainit dhe në këtë mënyrë i ka hapur rrugë përpjekjeve të klubit francez për David De Gean.

Të mërkurën është konfirmuar se 41-vjeçari nuk do ta vazhdojë kontratën që i skadon më 30 qershor dhe në këtë mënyrë largohet pas një sezoni në Parc de Princes.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Buffon nuk e vazhdon kontratën me PSG

Ka kohë që po spekulohet se De Gea është shënjestër e kampionit francez, ndërsa tashmë janë intensifikuar këto thashetheme.

Pas largimit të Buffon, PSG pritet të bëjë ofertë për portierin e Manchester Unitedit, të cilit është gati t’i ofrojë pagë javore prej 350.000 funtesh (395.550 euro).

Ekziston frika te Djajtë e Kuq se 28-vjeçari do të largohet nëse merr një ofertë të tillë, ndërkohë që, sipas SunSport, klubi anglez pritet të përfitojë rreth 60 milionë funte (67.8 milionë euro). /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan