Largimi i Milanit, Kukësi shmang Romën në Ligën e Evropës

28 Qershor 2019

Skuadra e Milanit ka vendosur që të mos paraqitet në ligat evropiane gjatë sezonit të ardhshëm.

Kuqezinjtë në bashkëpunim me UEFA-n, kanë arritur një marrëveshje që të mos luajë në Ligën e Evropës.

Kjo do të thotë se edhe skuadra e Kukësit, nuk do të mund të takohet me skuadrën e Romës në rast se kalon kundërshtarin e radhës.

AC Milan (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në fakt, kukësianët do të përballen me ekipin hungarez të Debrecenit dhe më pas është dashur të luajë me romakët.

Por, tashmë Roma ka siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Evropës gjersa në kualifikime do të luajë ekipi i Torinos.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Milani përjashtohet nga Liga e Evropës

Ndryshe, Milani në këtë formë po dëshiron të koncentrohet në ligën elitare italiane dhe të kthehet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan