Largimi i Suarezit, Kuman thyen heshtjen: Duket sikur jam unë djali i keq, para se të firmosja klubi kishte marrë disa vendime

26 Shtator 2020

Ronald Kuman ka folur për largimin e Luis Suarezit nga Barcelona. Hollandezi tregon se ishte vendimi i klubit dhe se ai duhej ta respektonte.

“Duket sikur unë jam djali i keq në këtë mes, por unë kam respekt për lojtarin. I thashë atij se nëse qëndronte do ishte e vështirë që ai të luante, por nëse qëndronte sigurisht që do ishte pjesë e grupit. Përpara se të firmosja me Barcelonën, klubi kishte marrë disa vendime, dhe unë duhej ti mbështesja ato. Është normale që Mesi të mërzitet që shoku i tij u largua. Leo ka qenë një shembull për të gjithë. Ai ka treguar profesionalizëm”.

Më pas Kuman foli edhe për zëvendësuesin e Suarezit. “Ne po shikojmë për lojtarë që përmirësojnë skuadrën. Ka lojtarë që nuk mund të vijnë për shkak të problemeve finaciare të klubit. Ne kemi lojtarë cilësorë”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com