Largohen Veseli dhe Ramadani, Panucci surprizon me zëvendësuesit

Largohen Veseli dhe Ramadani, Panucci surprizon me zëvendësuesit

Trajneri Christian Panucci nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen me Izraelin dy futbollistët të rëndësishëm. Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i Kombëtares për shkak dëmtimi. Si mbrojtësi ashtu edhe mesfushori kanë pësuar tërheqje muskulare dhe janë larguar. I detyruar trajneri italian ka grumbulluar Ivan Balliu në vend të Veselit dhe Sabien Lilaj për Ramadanin. Nëpërmjet një konference për shtyp FSHF njofton dy zgjedhjet e teknikut.

“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese. Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brënda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael. Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stervitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura”, mbyllet komunikata. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.