Largohet një tjetër lider nga kombëtarja e Kroacisë

Portieri Danijel Subasic ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij me kombëtaren e Kroacisë. Gardiani i Monaco-së, është futbollisti i tretë, që i thotë lamtumirë përfaqësueses ballkanike, pas paraqitjes së suksesshme në botërorin e Rusisë, pas ikjes së Vedran Colukas dhe Mario Mandzukiçit.

Mbërritja deri në finalen e Kupës së Botës, duket se është konsideruar maksimumi për gardianin 33 vjeçar, i cili e ka njoftuar vendimin e tij të rëndësishëm, nëpërmjet një letre.

“Koha ka ardhur për mua t’i them lamtumirë fanellës sime të preferuar pas 10 vitesh në kombëtare. Të luaja në finalen e botërorit ishte ëndrra ime”, ishin disa nga fjalët e futbollistit. Ai me kombëtaren ka bërë 44 paraqitje.

Letra

Të dashur tifozë të kombëtares së Kroacisë,

Pas 10 viteve, ka ardhur koha që të mos e mbaj më veshur fanellën time të preferuar. Ka qenë një rrugëtim i gjatë që nga hera e parë kur kam luajtur në vitin 2008 dhe ëndrrat e një portieri nga Zadari janë plotësuar përmes punës, mundit dhe durimit ndërsa qëndronte i ulur në stol, duke pritur që të bëhej numri një, ose për mua numri 23, pasi është numri im i preferuar.

Dua të falënderoj nga zemra të gjithë trajnerët. Kam mësuar diçka nga secili!

Në veçanti, dua ta falënderoj Slaven Biliçin, i cili ishte i pari i cili më thirri në kombëtaren e Kroacisë dhe Zlatko Daliçin, me të cilin kemi fituar medaljen e mrekullueshme të argjendtë.

I falënderoj punonjësit në Federatën e Futbollit të Kroacisë dhe të gjithë personat afër skuadrës së kombëtares, të cilët ishin gjithmonë të gatshëm kur ne kishim nevojë për ta. Ata kanë bërë gjithçka që ka qenë e mundur që neve të mos na mungojë asgjë. Ata u siguruan që ne të ishim të kënaqur, të lumtur dhe të shëndetshëm.

E falënderoj familjen time dhe personat që më kanë qëndruar afër, te të cilët kam pasur mundësi të mbështetem që nga dita e parë, edhe në momentet e vështira, të cilat kanë qenë të shpeshta.

E kisha marrë vendimin të tërhiqesha shumë kohë para Kupës së Botës sepse doja ta përfundoja karrierën me Kupën e Botës. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime.

Të gjithë në kemi një afat fizik dhe të gjithë e gjykojmë se për sa gjatë mund të luajmë. Ndoshta do të mund të vazhdoja për edhe një cikël, por them se kjo do të ishte e tepërt.

Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, të cilët janë duke pritur për mundësinë e realizimit të ëndrrave të tyre, ashtu siç kam bërë unë me Kroacinë. Bota është në dorën e të rinjve dhe ata janë e ardhmja e Kroacisë.

Rrugëtimi im më solli këtu, të marr medaljen e argjendtë me fanellën për të cilën e dhashë të gjithë krenarinë dhe nderin në çdo lojë. Më e rëndësishmja është që unë jam i lumtur që pata mundësinë të luaj për vendin tim me fanellën më të bukur në botë.

Të gjithë jetuam si në ëndërr atë pritje që na bëtë në Zagreb, në Zadarin tim dhe në të gjithë Kroacinë. Ishin momentet më emocionale në të gjithë karrierën time, së bashku me një muaj në Rusi, e cila ndryshoi historinë time me skuadrën e Kombëtares.

Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, pa të cilët asgjë nuk do të kishte kuptim. Ne përjetuam momente të vështira së bashku, por edhe momente të mira. Do ta mbaj mend gjithmonë unitetin, njerëzinë dhe shoqërinë që kishim në Rusi.

Nuk dua të flas për ndeshje, e kemi bërë këtë bisedë së bashku. Të gjithë për njëri-tjetrin në fushë, duke u dhënë më të mirën tonë, duke qarë me lot gëzimi, duke luajtur të lënduar, duke pirë ilaçe si të ishin karamele. Të gjitha këto i kemi bërë për fanellën, për popullin, për medaljen historike të argjendtë.

Unë nuk mundem as t’i krahasoj ndeshjet për klube me ndeshjet për Kroacinë. Vetëm kujtoj ndjenjat dhe emocionet para se të fillonte himni “Lijepa Nasa” në çdo ndeshje,

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen pa kushte.

Do të jem përgjithmonë një prej jush.

I juaji, Suba!

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan