Lask 0-5 Manchester Untied, notat e lojtarëve: Ighalo tjetër nivel, shkëlqejnë edhe Fernandes e Fred

12 Mars 2020

Manchester United ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Lask Linz.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës me rezultat të thellë 0-5.

Kësisoj skuadra angleze ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinalen e Ligës së Evropës para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Old Traford.

Manchester United. (Photo by UEFA – Handout/UEFA via Getty Images )

Odion Ighalo, Daniel James, Juan Mata, Mason Greenwood dhe Andreas Pereira ishin autorët e golave për Djajtë e Kuq.

Ishte sulmuesi nigerian Odion Ighalo që pati paraqitje fantastike duke u dalluar nga pjesa tjetër e ekipit me një gol të shënuar dhe një asistim.

Derisa paraqitje të mirë patën edhe Bruno Fernandes, Fred dhe Scott McTominay.

E nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin vendas Schlager. /Telegrafi/

www.telegrafi.com