Lazio gjen zëvendësuesin e Strakoshës

Lazio gjen zëvendësuesin e Strakoshës

Alberto Brignoli bëri bujë me golin që bëri me kokë në ndeshjen ndaj Milan pjesën e parë të sezonit me Benevento-n. Portieri 26-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve të mëdha në Serinë A.

Brignoli vazhdon të jetë lojtar i Juventus-it ndërsa është i huazuar te Benevento, ekip që mban vendin e fundit në kampionat. Bardh e zinjtë që nga 2015-ta e deri më tani e kanë huazuar në 5 ekipe të ndryshme.

Por, paraqitje e tij e mirë në sfidën ndaj Milan, ku edhe shënoi gol, tërhoqi vëmendjen e Lazio-s. Ekip ku aktivizohet gardiani kuqezi, Thomas Strakosha. Siç shkruan “Il Messaggero” kryeqytetasit po e shohin portierin italian si zëvendësues i shqiptarit dhe kroatit Ivan Vargic që po largohet. /EDS/