Lazio me një këmbë drejt kualifikimit, Inzaghi: Duhet punë

26 Tetor 2018
Lazio me një këmbë drejt kualifikimit, Inzaghi: Duhet punë

Simone Inzaghi është i lumtur dhe krenar për Lazio-n e tij pas fitores 1-3 të arritur ndaj Olympique Marseille që drejtohet nga Rudi Garcia. “Do t’iu bëj vetëm komplimente djemve dhe do t’i falënderoj – tha trajneri i bardhekaltërve pas fitores në “Velodrome” që i hap rrugën Lazio-s për fazën e 1/16-ave. – Kanë qenë të mrekullueshëm, e kanë interpretuar mirë ndeshjen siç e kishim përgatitur. Nuk jemi të shpërndarë dhe pavarësisht disa problemeve sërish ne mund t’ia dalim”.

“Tani duhet që të rifitojmë forcat sepse të hënën kemi një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Inter-it në kampionat. Dje ishte një mbrëmje shumë e rëndësishme sepse kishim përball një kundërshtar të fortë”, tha trajneri i bardhekaltërve për mikrofonat e mediave italiane.

“Kualifikimi sidoqoftë nuk është mbyllur, mbeten dhe tre ndeshje të rëndësishme për t’u përballur. Do të jetë vendimtare ndeshja e kthimit kundër Marseille-s dhe duhet që të japim maksimumin. Duhet ende punë për të kaluar turin”. /EDS/

 *************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.