Lazio nxjerr në shitje yllin e ekipit për 30 mln euro

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 18:24
Interi, Valencia, Barcelona dhe Zenit janë të interesuar për lojtarin

Lazio thuhet se do të shesë vetëm mbrojtësin Stefan de Vrij këtë merkato dhe kërkon të paktën 30 milion euro.

Qendërmbrojtësi holandez është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe deri më tani ai nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re.

Mësohet se ka mosmarrëveshje mbi çmimin e klauzolës që do të vendoset në kontratën e re dhe duket gjithnjë e më shumë se ai do të largohet si një transferi i lirë nëse nuk shitet në janar.

“Biancocelesti” mund të fitojnë goxha para këtë muaj, por “Premium Sport” raporton se Lazio synon ta shesë holandezin vetëm jashtë vendit.

Interi është lidhur me mbrojtësin, por drejtuesit e Lazio-s nuk duan të forcojnë një rivale të Ligës së Kampionëve.

Përveç kësaj, ata do të kërkonin të paktën 30 milionë euro për De Vrij, një çmim i kripur për blerësit potencialë, duke pasur parasysh se mund ta marrin atë falas gjatë verës.

Gjithashtu edhe Valencia, Barcelona dhe Zenit St Petersburg janë të interesuar, por nuk është e qartë nëse do të jenë të gatshëm të paguajnë një tarifë të tillë të lartë transferimi.

Telashe në merkato për Juventusin, mund të humbasë sulmuesin kryesor

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 22:19

Sipas lajmeve të fundit të merkatos që vijnë nga Italia, Mario Mandzukic është gati t’i thotë lamtumirë ekipit të Juventusit, ku u transferua në vitin 2015, nga Atletico Madrid. Në fakt, ky lajm që ka tronditur ambientin torinez nuk mund të merret akoma si i mirëqenë, sepse akoma nuk ka asnjë konfirmim me kroatin që ka qenë një lojtar kyç për ekipin dhe skemat e Allegri-t gjatë këtij sezoni. Siç raportohet nga gazetarët e Rai Sport, nëse sulmuesi kroat vendos të largohet nga klubi legjendar, destinacioni mund të jetë në Azi ku disa ekipe kineze janë të interesuara për të siguruar shërbimet e lojtarit.


Mandzukiç ka arritur të shënoj 5 gola deri më tani këtë sezon në Serie A, ndërsa në Champions League ka shënuar pesë gola në vetëm gjashtë ndeshje. Sigurisht bëhet fjalë për shifra mbresëlënëse, duke pasur parasysh faktin se ka luajtur më shumë në krah të majtë këtë sezon, sesa si një sulmues, që është pozicioni i tij natyral, duke u sakrifikuar për ekipin.


Megjithatë, ky transferim mund të varet edhe nga një largimi i mundshëm i Allegrit, pasi trajneri italian kroatin, e ka të preferuarin e vet. Në rast se Allegri vendos të qëndrojë edhe sezonin tjetër, atëherë me shumë mundësi Mandzukiç mund të qëndrojë në Itali për një sezon tjetër, duke lumturuar tifozët e shumtë italianë. /EDS/

Juventus apo Bayern? Ylli i Liverpool vendos këtë javë për të ardhmen!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 21:33

Juventus nuk po heq dorë nga Emre Can të Liverpool. Sipas Tuttosport, Juventusi ende është i interesuar të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit. Edicioni i sotëm i gazetës ka dhënë informacione të reja rreth të ardhmes së lojtarit të kombëtares së Gjermanisë, i cili po kërkohet gjithashtu edhe nga Bayern Munchen.


Sipas gazetës me qendër në Torino, Can është ende me dy mendje rreth të ardhmes, pasi po shqyrton ofertat e të dy klubeve, me agjentët që po e shtyjnë të pranojë ofertën e bërë nga gjigantët e Serie A.
Juventusi i ka ofruar Emre Can një kontratë katërvjeçare dhe një pagë prej 5 milion euro në vit. Paratë, megjithatë, nuk janë gjëja më e rëndësishme në këtë tratativë, sepse informacionet që vijnë nga kompania që menaxhon lojtarin, tregojnë që ata duan që lojtari të transferohet te Juventusi, për faktin sepse klubi ka dhënë prova se punon me seriozitet kur është fjala për zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive të lojtarëve të tyre. Mjafton për të përmendur karrierën e lojtarëve si Pogba, Vidal dhe Morata. Kur erdhën në Torino, ata ishin futbollistë që premtonin, por u larguan si yje.


Drejtori futbollistik i Juventusit, Fabio Paratici është një admirues i hershëm i Can, ku në të kaluarën ka tentuar të nënshkruante me të, kur gjermani aktivizohej me Bayer Leverkusen, por lojtari preferoi të transferohej tek Liverpool.
Lojtari pritet t'i japë Juventusit një përgjigje përfundimtare në 24-48 orët e ardhshme, me zonjën e vjetër që shpreson të jenë lajme pozitive. /EDS/

Ish-trajneri i Partizanit rikthehet në stol, por me ulje në detyrë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 20:33
Kjo është e ardhmja e Mark Iuliano-s

Drejtoi Partizanin për një periudhë të shkurtër kohore dhe u largua duke lënë vetëm gjurmë negative në kampionatin shqiptar, por Mark Iuliano nga sot është rikthyer në punë, ai do të jetë ndihmësi i Igor Tudor, trajnerit të ri të Udinese-s në Serie A.

Normalisht, ambiciet e teknikut 44-vjeçar kanë qenë më shumë se kaq, por cilësia që të ofron kampionati italian dhe shkolla italiane e përzgjedhjes së trajnerëve mund të mos i ofrojë Iulianos një pozicion komod siç ai e kishte në Tiranë te Partizani.

Ndërtoi një skuadër siç ai dëshiroi, por ecuria e tij te Partizani ishte negative dhe la shije të hidhur, edhe pse erdhi me emër të madh verën e vitit të shkuar. Tashmë Iuliano-s i jepet një mundësi në Itali, por me “ulje” në detyrë. Këtë herë si zëvendës, për të mësuar diçka më tepër nga kolegët e tij që kanë më tepër eksperiencë në bankinë.

Udinese – Në Udine nuk po kalojnë situatë të mirë. Në Friuli numërojnë 12 humbje radhazi në kampionat, që do të thotë se janë 4 pikë larg zonës së rënies në Serie B. Për këtë arsye është larguar dhe trajneri i mëparshëm, Massimo Oddo, për t’i lënë vendin Igor Tudor-it dhe Mark Iuliano-s

Faktikisht Tudor do të merrte këtë pankinë në fund të sezonit, por mënyra se si rrodhën ngjarjet sollën që kroati të mbërrinte në Itali para kohe. Kroati në fund të dhjetorit u shkarkua nga drejtimi i Galatasaray-it, por e drejta për t’u paguar është deri në përfundim të sezonit. Por, tani ai merr drejtimin e një tjetër skuadre dhe merr me vete ish-trajnerin e Partizanit në rolin e ndihmësit. Edhe ky i fundit nuk pati ecuri dhe u shkarkua nga stoli i kuq për shkak të ecurisë negative. Ndoshta, të dy bashkë mund të rigjejnë suksesin në Serie A. /EDS/

Goli i Koulibaly tronditi Torinon... por një tërmet ka lëkundur Napolin!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 20:09

Ndeshja Juventus-Napoli vazhdon akoma të jetë tema kryesore në Serie A, duke prodhuar lajme të shumta. Goli i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga senegalezi Kalidou Koulibaly për Napolin, të dielën ka rihapur edhe njëherë garën për titull kampionat në kampionatin elitar të Italisë. Por mesa duket ky gol nuk ka tronditur vetëm Serie A, por edhe vetë qytetin e Napolit.


Sipas asaj që raporton qendra sizmologjike që monitoron aktivitetet sizmike në Evropë, një tërmet i lehtë ka lëkundur qytetin e Napolit, më saktë në zonën e Fuorigrotta rreth orës 22:30, që përkon saktësisht me momentin që Koulibaly ka shënuar, dhe kjo ka ardhur për shkak të festimeve të tifozëve. Për ta bërë më të besueshëm këtë lajm qendra sizmologjike ka postuar në Facebook një foto të sizmografit gjatë momentit të golit.

Ajo që është interesante në këtë histori, është fakti që Napoli nuk luante në shtëpi, por shumë kilometra larg, në Torino. Ky gol ka rindezur shpresat e tifozëve napoletan, që presin padurim fitoren e Serie A, ku hera fundit ka qenë në vitin e largët 1990. Kalendari për ndeshjet e mbetura në Serie A, favorizon Napolin, pasi dy ndeshjet e ardhshme do jenë përballë Fiorentinës dhe Crotones, kurse Juventusi nga ana tjetër i duhet të përballet me Interin dhe me Romën. Serie A është aktualisht vetmi kampionat në Evropë, ku gara vazhdon të jetë e hapur, në ndryshim nga vitet e tjera kur fituesi mësohej që në muajin prill. /EDS/